Ali Ahmeti fton në protestë në Tiranë: Të mbrojmë çlirimtarët dhe historinë tonë

Tiranë, 15 Tetor 2025- Me një thirrje të fuqishme për bashkim dhe drejtësi, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë publike ftesën për një tubim mbarëkombëtar në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me akuza në Hagë.

Protesta do të mbahet të premten, më 17 tetor, në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Ajo pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, për të shprehur solidaritetin me çlirimtarët dhe për të kërkuar drejtësi për ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Nga Kosova që ngriti pushkën për liri, deri në Maqedoninë e Veriut që mbajti gjallë idealin kombëtar; nga Shqipëria që u bë strehë e shpresës, deri në çdo cep të diasporës ku rreh një zemër shqiptare, të gjithë si një trup, si një zë, si një shpirt: BASHKË!”, u shpreh Ali Ahmeti në deklaratën e tij publike.

Ahmeti theksoi se qëllimi i protestës është për të nderuar sakrificën e atyre që luftuan për liri, për të dëshmuar të vërtetën historike dhe për të kundërshtuar çfarëdo përpjekjeje për të njollosur emrin e UÇK-së.

“Sot, më shumë se kurrë, është koha të themi me zë të lartë se liria ka emër dhe ai emër është UÇK! Sepse UÇK-ja nuk është vetëm histori, ajo është gjaku ynë, krenaria jonë, amaneti ynë”, tha më tej Ahmeti.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe të qetë, duke theksuar karakterin paqësor dhe dinjitoz të protestës, e cila synon të jetë një zë i fuqishëm përballë padrejtësive.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edhe FSK-ja del me njoftim për automjetet në veri: Konvoji e ngatërroi drejtimin

FSK-ja ka bërë të ditur se konvoji nga Istogu që po shkonte drejt Mitrovicës, e kanë gabura drejtimin. Kështu, ata hynë në pjesën veriore. Njoftimi: Forca e...

Shaholli: Kazan TV-t e fushatës zgjedhore!

Kazan TV-t e fushatës zgjedhore! Deri në ditët e fundit të fushatës zgjedhore që po zhvillohet gjithandej në "Severnistan", kazanTV janë vënë në shërbim të...

“Kasami nën presion: 270 kontrata të dyshimta për ‘ekspertë’ të partisë”

Sipas të dhënave nga OpenFinance, më datë 23.09.2025 dhe me 19.09.2025 kryetari i Komunës së Tetovës ka lëshuar mbi 3.5 milionë denarë...

Ali Ahmeti takon kampionin ballkanik Omer Memedi: “Të rinjtë si ti janë krenaria jonë kombëtare”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me sportistin e ri dhe të talentuar Omer Memedi...

Jahir Dedia: U tradhtova nga Peci e Muja- jam përkrahës i Arian Tahirit

Biznesmeni Jahir Dedia, kompania e të cilit është e nënkontraktuar për ndërtimin e urave mbi Ibër, është përfolur ditëve të fundit shumë nëpër media...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu