Osmani përkrah protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës gjithëkombëtare, që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë për të përkrahur ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

‘‘E mbështes këtë protestë, e kam mbështetur secilin protestë, e cila thërret për drejtësi, qytetarët dhe shqiptarët nuk kanë kërkuar asgjë tjetër përveç drejtësisë. Drejtësi e cila respekton parimet më të larta të mbrojtjes të së drejtës së njeriut. Kosova dhe krerët në Hagë pikërisht që kanë pasur besim në drejtësi janë paraqitur para saj, janë bërë pesë vjet pa asnjë dyshim në drejtësi ndërkombëtare. Ne si institucione të Kosovës vazhdimisht kërkojmë që parimet më të larta të mbrojtës të drejtave të njeriut të respektohen, u jap të drejtë qytetarëve tanë dhe i mbështes sa herë protestojnë për të kërkuar respektimin e këtyre standardeve. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri për ta mbrojtur popullin dhe ta çliruar Kosovën nga okupimi që ka zgjatur për shekujt dhe luftë që ka pasur fokus mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe qytetarëve të pafajshëm të cilët vriteshin masakroheshin nga ushtria serbe. Për këdo që ka parë luftën dihet e qartë ka qenë vetëm një agresor ajo ka qenë Serbia dhe ka qenë vetëm një viktimë ajo ka qenë Kosova. UÇK-ja ka mbrojtur me dinjitet qytetarët e Kosovës dhe drejtësinë e kësaj luftë do ta mbrojmë deri në fund”, kështu deklaroi Osmani pas vizitës që pati bashkë me drejtoreshën e organizatës “Jeta Vita”, Nafije Latifi, në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu