Osmani: E privatizuan ngrohtoren, bashkëpunëtorja më e afërt e Mexhitit është njëra nga pronarët

Në përballjen e parë parazgjedhore për Çairin në televizionin Telma, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, goditi politikisht kundërshtarin e tij, Izet Mexhitin.

“Ka raportime mediatike që ngrohtorja është privatizuar dhe se në strukturën pronësore figurojnë bashkëpunëtorët më të afërt të kundërshtarit tim. Prandaj them: në Çair duhet prerë rrënja e problemit – përparësia që i jepet interesit komercial dhe korrupsionit”, tha Osmani.

Ai përshkroi mënyrën se si është drejtuar komuna si një sistem klientelist e privatizues që ka shkelur interesin publik në Çair.

“Çairi mund të rregullohet – ka burime të mjaftueshme. Por ato me vite kanë përfunduar aty ku nuk duhet. Unë hyj me ndershmëri, disiplinë dhe përkushtim, ashtu si në çdo institucion që kam udhëhequr, dhe dal pa asnjë njollë”, theksoi Osmani.

Me një ton të ashpër politik, Osmani hapi disa pyetje që, sipas tij, kërkojnë përgjigje urgjente.

“Kush dhe pse e privatizoi ngrohtoren? Kush përfiton ndërkohë që qytetarët paguajnë fatura të larta dhe thithin ajër të ndotur? A është Çairi peng i rretheve oligarkike të afërta me Mexhitin?”, pyeti Osmani.

Ai paralajmëroi tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe theksoi domosdoshmërinë e përgjegjësisë publike.

“Premtoj publikisht: nëse për 100 ditë korrupsioni nuk ulet në zero në Çair, unë nuk vazhdoj më tutje. Le të gjykojë publiku. Emri im nuk është monedhë për pazare nën tavolinë”, deklaroi Osmani.

Në pjesën që lidhej me energjetikën, Osmani e lidhte këtë temë me fotografinë më të gjerë politike të institucioneve të kapura.

“Gazifikimi – po. Sisteme moderne dhe transparente ngrohjeje – po. Por së pari duhet ta kthejmë kontrollin tek qytetarët”, tha ai.

Osmani theksoi se nga këto zgjedhje nuk kërkon asgjë për vete, por që Çairi të rifitojë paratë, rrugët dhe dinjitetin e vet.

“Kjo nuk është vetëm një fushatë, kjo është një betejë kundër mafies urbane dhe klientelizmit. Do t’i hapim të gjitha librat, do t’i ndërpresim shantazhet dhe do t’ia kthejmë komunën qytetarëve. Çairi meriton ajër, rregull dhe drejtësi – jo monopole private dhe arka partiake”, përfundoi Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lama: VV e preferon LDK-në, sepse dëshiron ta nënshtroj dhe sundojë

Analistja, Alma Lama në emisionin “Click” tha se VV e preferon LDK-në përshkak të nështrimit dhe sundimit. “Me këta numra që janë në parlament, vetëm...

❗️Jep Dorheqje kandidati i pamvarur Remzi Mamuti Publikisht përkrah Blerant Ramadanin ❗️

Unë, Remzi Mamuti, tërhiqem nga kandidatura e pavarur për kryetar të Komunës së Sarajit, dhe dua të shpreh publikisht qëndrimin tim. Duke e ndjekur...

Akademia Politike “Arbën Xhaferi” organizon bashkëbisedim me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni të Veriut

Në kuadër të përpjekjeve të saj për të ofruar mundësi të rinjve për të njohur nga afër misionet diplomatike, Akademia Politike “Arbën Xhaferi” organizoi...

Bujar Bajrami akuzon zyrtarë të VLEN-it për propagandë: “Sondazhet e CRPC janë të rreme dhe në shërbim të fushatës politike!

Bujar Bajrami ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë ai, propagandës së orkestruar nga Latif Arifi – i njohur si “Hafija nga Strimnica e Zhelinës”...

Bajram Rexhepi: Fitorja jonë në Tetovë do të jetë me 12% avantazh

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, deklaroi se, sipas anketave të fundit, ai gëzon një epërsi prej mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu