Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka së bashku kandidatin për qytetin e Shkupit, Skender Rexhepi – Zejd kanë shoqëruar Bujar Osmanin në rrugët e Çarshisë ku kanë takuar gazetarin Adnan Idriz dhe Adnan Ismailin, shkruan in7.info
Sot patëm një takim rasti me Adnan Idriz një emër që lidh traditën, dijen dhe kulturën.
Djali i hafizit të njohur Idriz Efendiut, Adnani është teolog dhe gazetar që gjatë luftës së Kosovës raportoi për mediat turke. Më vonë u bë ndër themeluesit e agjencisë Anadolu Ajansı dhe TRT Balkan në gjuhën shqipe, maqedonase dhe serbo-kroate.
Takimin dhe bisedën e frytshme e zhvilluam te “Balkan Corner”, në zemër të Çarshisë së Vjetër të Shkupit një vend ku kultura, tradita dhe aroma e kafesë bashkohen.