Ziadin Sela nga Çashka: Këtu nis bashkimi dhe fitorja e shqiptarëve – koha për ndryshim ka ardhur!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga tubimi zgjedhor në Çashkë, theksoi se bashkimi i shqiptarëve fillon pikërisht nga kjo komunë, e cila për vite me radhë ka ndjerë mungesën e përfaqësimit të denjë.

“Kur jemi të vendosur dhe kur rezistojmë, gjithsesi do të realizojmë qëllimet tona. Ndjej kënaqësi që pas shumë vitesh është arritur të vendoset mësimi në gjuhën shqipe në Çashkë. Kjo ndodh kur bashkohemi rreth një kauze. E tillë është edhe kauza e Suat Shaqirit. Kështu fitojmë – kur jemi bashkë,” deklaroi Sela.

Ai shtoi se qëllimi i vizitës në Çashkë nuk ishte për fjalime të mëdha, por për të dëgjuar njerëzit e kësaj komune dhe për të njohur nga afër problemet e tyre.

“Këtu nuk jemi për fjalime të mëdha, por për t’ju dëgjuar ju. Ju jeni ata që mund të flisni për problemet, për zgjidhjet dhe për rrugën që na bashkon drejt qëllimeve tona politike,” tha ai.

Sipas sondazheve të fundit, kandidati i AKI-së, Suat Shaqiri, pritet të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 19 tetorit në Çashkë, duke sjellë një ndryshim historik dhe një drejtim të ri për komunën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

Trump protestuesve iranianë: “Ndihma është në rrugë”- paralajmëron veprime të forta ndaj Teheranit

Donald Trump u ka dërguar një mesazh protestuesve iranianë duke deklaruar se “ndihma është në rrugë”, në një kohë kur Irani po përballet me...

Kasami dhe Qoku me BMW 150 mijë euro — dëshmi e “suksesit ekonomik” pas dy vitesh qeverisje

Në takimin e fundit të liderëve politikë, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te temat politike, por edhe te paraqitja luksoze e dy figurave të...

Osmani s’është e padiskutueshme për LVV-në, partia e Kurtit çon mesazh se “mbeten të hapura” opsionet për Presidentin

Vjosa Osmani po kërkon të rizgjidhet presidente për t’i vazhduar “punët e mira dhe të përbashkëta” me Albin Kurtin, partia e të cilit aktualisht...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu