Ali Ahmeti nga Çashka: Shqiptarët nuk janë vetëm pastrues e druprerës- ata mund të jenë edhe Kryeministra!

Në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim që u mbajt sot në Çashkë, lideri Ali Ahmeti përcolli një mesazh të fuqishëm për bashkëjetesë, barazi dhe përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se paragjykimet ndaj shqiptarëve duhet të marrin fund dhe se koha ka treguar se ata janë të aftë të drejtojnë institucione shtetërore me sukses, njofton TS.

“Shqiptarët janë parë për dekada si pastrues, si ata që hapin kanale, presin dru, por jo si drejtues shteti. Kjo është padrejtësi. Talat Xhaferi ka qenë kryetar i Kuvendit për tetë vite dhe ka treguar profesionalizëm të lartë. Agim Nuhiu ka drejtuar Ministrinë e Brendshme, dhe shteti nuk u rrëzua, përkundrazi, u rrit lojaliteti. Po kështu, Bujar Osmani udhëhoqi me sukses diplomacinë e vendit”, u shpreh Ahmeti.

Ai shtoi se përfaqësimi i shqiptarëve nuk përbën rrezik për shtetin, por përkundrazi, sjell stabilitet dhe përmirësim të imazhit ndërkombëtar, duke kujtuar se Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s gjatë kësaj periudhe të përfaqësimit të fuqishëm shqiptar./TS

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

Trump protestuesve iranianë: “Ndihma është në rrugë”- paralajmëron veprime të forta ndaj Teheranit

Donald Trump u ka dërguar një mesazh protestuesve iranianë duke deklaruar se “ndihma është në rrugë”, në një kohë kur Irani po përballet me...

Kasami dhe Qoku me BMW 150 mijë euro — dëshmi e “suksesit ekonomik” pas dy vitesh qeverisje

Në takimin e fundit të liderëve politikë, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te temat politike, por edhe te paraqitja luksoze e dy figurave të...

Osmani s’është e padiskutueshme për LVV-në, partia e Kurtit çon mesazh se “mbeten të hapura” opsionet për Presidentin

Vjosa Osmani po kërkon të rizgjidhet presidente për t’i vazhduar “punët e mira dhe të përbashkëta” me Albin Kurtin, partia e të cilit aktualisht...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu