VV nuk sheh problem te bisedat e Kusarit, por te fakti që u mor vesh, “Flliq sa të mundesh, veç tinëz”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka reaguar në Facebook duke akuzuar Fatmir Shehollin për bashkëpunim me shërbime të huaja dhe për furnizim të mediave në Kosovë me materiale komprometuese për zyrtarë të shtetit.
Sipas saj, këto materiale dyshohet të jenë siguruar nga shërbimi sekret serb (BIA), gjë që — siç shkruan Fejza — e ka konfirmuar edhe publicisti Milaim Zeka.

Në statusin e saj, Fejza thekson se më interesant se vetë akuza është distancimi publik i gazetarit Berat Buzhala nga Sheholli pas lajmit për arrestimin e tij. Sipas Fejzës, kjo tregon se Buzhala nuk kishte nevojë për ndërmjetës, pasi “i merrte materialet direkt nga burimi”.

Pas postimit të saj, analistët kanë vërejtur një prirje të qartë në mënyrën si deputetët e VV-së po trajtojnë rastin: ata nuk e shohin problem faktin që janë zhvilluar komunikime me individë të dyshimtë apo struktura të huaja, por që këto biseda janë bërë publike.

Siç është komentuar gjerësisht në rrjete, “problemi për ta nuk është që ka fol Mimoza me ata, por që e mori vesh publiku këtë bisedë. Kjo është filozofia e tyre: flliq sa të mundesh, veç tinëz.”

Në këtë linjë, reagimi i Fejzës shihet si pjesë e përpjekjes së VV-së për të zhvendosur fokusin nga përmbajtja e bisedave te ekspozimi i tyre publik — një narrativë që tashmë po përforcohet hapur nga disa prej përfaqësuesve të saj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu