Zekirja Shahini nga Likova: As plumbi, as frika nuk na ndal!

Me një pjesëmarrje të madhe qytetarësh, në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim në Likovë, Zekirja Shahini doli para qytetarëve vetëm tre ditë pas një atentati të rëndë ndaj tij, me emocione tha se falë dëshirës së Allahut sot jam para jush.

“Falë Zotit, falë dëshirës së Allahut, jam sot para jush”, tha Shahini në hapje të fjalimit, duke shtuar se ndonëse ishte goditur pabesisht me katër plumba, ajo nuk e kishte ndalur në rrugën që ka nisur bashkë me qytetarët,

“As plumbi, as frika nuk ma kanë ndalë rrugën. Drejtësia nuk ndalet!”, theksoi ai me vendosmëri, duke marrë duartrokitje të fuqishme nga të pranishmit.

Ai falënderoi nga zemra çdo mik, shok dhe dashamirës që ka qenë pranë tij në këto ditë të vështira, duke premtuar se do të vazhdojë të qëndrojë “krenar dhe kurrë impostor”.

Shahini u shpreh se ai dhe ekipi i tij nuk janë ndalur për asnjë moment, pavarësisht pengesave apo sulmeve. Ai theksoi se në katër vitet e fundit janë bërë ndryshime reale që shihen dhe ndihen në çdo fshat dhe çdo familje të Komunës së Likovës.

“Jemi këtu për ta çuar Komunën e Likovës aty ku e ka vendin”, deklaroi ai, duke përmendur se puna do të vazhdojë me përkushtim dhe përgjegjësi, sepse “askush nuk mund të ndalë vullnetin e qytetarëve”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu