Bilall Kasami: Tre pishina të reja për Tetovën evropiane

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami prezantoi sot projektet për tre pishina të reja në Tetovë. Dy prej tyre do të ndërtohen në kuadër të shkollave fillore “Naim Frashëri”, ku veçmë po punohet, dhe “Kirili dhe Metodi”, ndërsa psihina e tretë e mbyllur do të jetë në kuadër të shkollës së mesme Gjimnazi “Kirill Pejçinoviq”.

“Kështu Tetova bëhet qytet modern, krijojmë kushte bashkëkohore për nxënësit, edhe për mësim, edhe për rekreacion. E çojmë Tetovën drejt një standardi krejt të ri të infrastrukturës publike”, tha Kasami.

Ai përkujtoi se gjatë mandatit të tij u bë pishina e parë në Tetovë, në kuadër të Qendrës Sportive.

“Përderisa mbyllnim një nga një nevojat elementare infrastrukturore, u përkujdesëm që Tetovën ta bëjmë edhe me pishinë, e cila sot po ju shërben nxënësve tetovarë edhe me kurse noti falas”, tha Kasami.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në tre muajt e fundit, në Maqedoni ka pasur më tepër divorce sesa martesa

Më pak martesë dhe më shumë divorce, ka regjistruar Enti Shtetëror i Statistikave në tremujorin e tretë të këtij viti, përcjell TV21. Në këtë tremujor...

UEFA uron Shqipërinë për 28 Nëntor: Një komb i pasionuar pas futbollit!

nstitucioni i futbollit evropian, UEFA ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në urimin e saj në Facebook, UEFA e ka cilësuar Shqipërinë...

Abdixhiku për 28 Nëntor luan shah me Fadil Hadergjonaj-Bjeshkën: I qetë, i fortë, i drejtë, fitimtar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar një fotografi me gjeneralin, Fadil Hadergjonaj, Bjeshka. Teksa shihet duke luajtur shah me të, Abdixhiku...

Hashim Thaçi uron Shqipërinë nga gjykata e Hagës, ish-presidenti: Sot nuk duhej të kishte seancë për mua, është festa e gjithë kombit shqiptar

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, duke shprehur revoten e tij për mbajtjen e seancës më 28 nëntor, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e flamurit. Ky...

Turqia uron Shqipërinë për Ditën e Flamurit: Gëzuar aleatit tonë

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë i ka shprehur urimet e saj Shqipërisë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Mesazhi i urimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu