Maqedoni, 54% e të rinjve janë përballur me korrupsionin

54 % e të rinjve janë përballur me forma të ndryshme të korrupsionit, 30% e tyre me blerje diplomash dhe 24.3% me blerje notash. Por, vetëm 8% e të rinjve besojnë se institucionet luftojnë kundër korrupsionit. Këto rezultate kanë dalë nga hulumtimi i projektit “Të rinjët në RMV. Hallka kryesore në ndërtimin e shoqërisë pa korrupsion”, që e kanë realizuar Analitika Tink Tenk, Organizata e Grave nga Strumica dhe Iniciativa për integrim qytetar Gostivar.

“Hulumtimi i rreth 500 të rinjve nga rajonet e Shkupit, Pollogut dhe Juglindor, konkretisht komunat, Shkup, Gostivar dhe Strumicë tregoi se rreth 50% e të rinjve janë përballur me problemin e korrupsionit, posaçërisht në fushën e korrupsionit, blerje notash, blerje diplomash. Por, inkurajuese është fakti se gjysma e të rinjve kanë deklaruar se nëse ekzistojnë mekanizma të duhur dhe të sigurt, do ta denonconin korrupsionin”, tha Aneta Filiposka, përfaqësuese e Iniciativës për Integrime Qytetare.

Ata njoftuan se kanë krijuar aplikacion celular të quajtur “Zëri kundër korrupsionit”, në të cilin të rinjtë mund ta denoncojnë korrupsionin dhe të mbeten anonim.

“Ky projekt na mundëson të krijojmë dhe të lëshojmë në përdorim aplikacion celular i cili mundëson denoncimin anonim të korrupsionit. Por, përmban edhe materiale edukative të cilat mund t’i përdorin të rinjtë në sistemin e tyre formal ose joformal”, tha Maja Hristovska, përfaqësuese e ““TINK TENK”.

Gjithashtu u shprehën se ky projekt ka vërtetuar se të rinjtë nuk janë pjesë e problemit, por janë pjesë e zgjidhjes së tyre./Shenja/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu