Putini i tregon Aliyevit se si sistemet ruse të mbrojtjes ajrore e rrëzuan aeroplanin në dhjetor

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i tregoi homologut azer, Ilham Aliyev, se dy raketa ruse kishin shpërthyer afër aeroplanit të kompanisë “Azerbaijan Airlines” vitin e kaluar, pasi dronët ukrainas kishin hyrë në hapësirën ajrore ruse. Kreu i Kremlinit u premtoi dëmshpërblim të prekurve.

Fluturimi me numër J2-8243, që po fluturonte nga Bakuja drejt Groznyt në Rusi, ra në tokë me forcë më 25 dhjetor të vitit të kaluar afër Aktau-t në Kazakistan, pasi e kishte ndryshuar drejtimin e fluturimit nga pjesa jugperëndimore e Rusisë, ku raportohej se dronët ukrainas po sulmonin disa caqe, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Së paku 38 njerëz mbetën të vdekur. Në një video të publikuar të enjten, Putini dhe Aliyevi shihen duke i shtrënguar duart dhe duke buzëqeshur para një takimi dypalësh në Taxhikistan, në të cilin Putini foli për rrëzimin e aeroplanit.

Presidenti rus vitin e kaluar i bëri një kërkimfalje të rrallë publike për atë që Kremlini e quajti “incident tragjik” mbi qiellin e Rusisë, ku aeroplani u rrëzua pas dislokimit të raketave të mbrojtjes ajrore kundër dronëve të Ukrainës.

Të enjten, ai shkoi më tej. “Natyrisht, gjithçka që kërkohet në raste të tilla tragjike do të bëhet nga pala ruse rreth kompensimit dhe do të jepet një vlerësim ligjor i të gjitha gjërave zyrtare” – i tha Putini Aliyevit.

“Është detyra jonë, e përsëris edhe një herë… që të japim një vlerësim objektiv për gjithçka që ndodhi dhe për t’i identifikuar shkaqet e vërteta” – shtoi presidenti rus.

Më tutje, Putini i tha Aliyevit se dy raketa të mbrojtjes ajrore ruse kishin shpërthyer disa metra larg aeroplanit azer, pasi dronët ukrainas kishin hyrë në hapësirën ajrore ruse.

Aliyevi në fillim ishte i zemëruar për rrëzimin e aeroplanit dhe publikisht i ka kritikuar reagimet fillestare nga Moska, me të cilat, sipas tij, synohej që të mbulohej shkaktari i aksidentit./Nacionale/Nasuf Abdyli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SYLEJMANI: VMRO-DPMNE DHE MICKOSKI, GODASIN PAMËSHIRSHËM PLATFORMËN PËR UNITET SHQIPTAR JO VETËM NË MAQEDONI TË VERIUT, POR DO TË DËSHTOJNË ME TURP

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, kanë nxjerrë mbi sipërfaqe një garë rivaliteti të panjohur deri më tani kundër partisë politike shqiptare BDI dhe...

Mobilizohen mbështetësit e Bajram Rexhepi, përkrahje masive edhe në Shkumbin

Bajram Rexhepi po merr përkrahje masive nga banorët e thuajse të gjitha lagjeve të Tetovës. Në Shkumbin është parë një mobilizim i madh i mbështetësve...

RTK publikon një audio-incizim që e inkriminon Fatmir Shehollin

Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar sot një audioincizim që e inkriminonin Fatmir Shehollit, ish-pjesëtarin e UDB-së gjatë viteve 90′, i cili u arrestua...

Sot skadon afati për paraqitjen e personave të sëmurë për të votuar në zgjedhjet lokale

Afati i fundit për regjistrimin e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për të votuar në zgjedhjet lokale të vitit 2025 më 19 tetor,...

Ali Ahmeti nga Dollneni: Me thirrje nacionaliste po vendosni në rrezik Marëveshjen e Ohrit dhe shtetin unitar (VIDEO)

Aleanca Kombëtare për Integrim sonte ka mbajtur tubimin e rradhës në Dollnenin, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu