Arrestohet Fatmir Sheholli, dyshohet për spiunazh

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme paralajmëron ndjekje pa kompromis të të gjithë agjentëve që veprojnë kundër Kosovës.
Policia e Kosovës ka arrestuar ish-drejtorin e Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë, Fatmir Sheholli, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ky rast përbën “një nga aktet më të rënda” kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovë.

“Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar; kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, ka shkruar Sveçla.

Sheholli ka deklaruar herë pas here nëpër televizionet e Kosovës se ka punuar për shërbimin sekret serb (UDB) gjatë periudhës para shpërthimit të luftës dhe ka shërbyer edhe në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) pas luftës së fundit në Kosovë.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se Sheholli është arrestuar të enjten në Prishtinë me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë (AKI). Sheholli është ndaluar për 48 orë, sipas njoftimit, ndërsa njësitet e Policisë së Kosovës janë duke kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, duke synuar sigurimin të provave të tjera materiale.

“Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat do të njoftojë në kohë”.
Ndryshe, autoritetet kosovare të sigurisë kanë intensifikuar veprimet për identifikimin dhe ndëshkimin e veprimtarive që cenojnë sigurinë kombëtare. Në muajt e fundit, janë zhvilluar bastisje, sekuestrime dhe arrestime në kuadër të hetimeve për spiunazh.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu