Parashikimi i një rezultati për Strugën!

(Nga:Medai Shaholli)
Me rastin e zgjedhjeve lokale të vitit 2021, katër vite më parë kam botuar shkrimin në gazetën Lajm dhe Fakti Ditor, në lidhje me atë se kush e fiton garën për kreun e Strugën.
Dhe parashikimi im doli 100% i saktë, ku shpjegoja “deleve” shqiptare se Merko i fitonte këto zgjedhje pa as një dyshim, pasi kishte mbështetje si nga komitët ashtu edhe nga titistët e rinj.

Këtë radhë në garën për kreun e Strugës janë dy kandidatë më të rëndësishëm, njëri është oligarku i Mickos Mendi Qyra, dhe tjetri Dr. Arsim Dalipi i AKI-së, ku gara do jetë e fortë mes bllokut shqiptar përballë komitëve të VMRO-së dhe opozitës shqiptare, e vështirë për shkak të futjes së Kalit të Trojës në këtë garë, Mendiun e VMRO-së dhe opozita e bashkuar shqiptare që garon me Dr.Dalipin, i cili shihet si favorit nga anketat e ndryshme.
Turi i dytë do ta përcaktoj fituesin, duke i mobilizuar militantët secili kamp për llogari të tyre.

Ajo që ngelet pa u sqaruar për zgjedhësit është decentralizimi i pushtetit lokal si mjet i qeverisë despotike per t’i konrtolluar komunat nga “majorizimi” i shqiptarëve mbetet mollë e ndaluar!
Partiçkat tona politike janë pajtuar me këtë lloj pushteti lokal të varur dhe të kapur nga despotët e Shkupit, për hir të interesave te ngushta partiake dhe klanore.

Ashtu siç kam thënë para katër viteve se kështu do të ndodh edhe me fituesin e 19 tetorit për të njëjtat arsye se: – “Prandaj, Merko apo Istrefi nuk bëjnë dot tutje përpara mbi kompetencat e kufizuara që kanë komunat, pasi partitë politike shqiptare me pushtetin qendror kanë rënë dakord më herët për kufizimin e tyre për shkak të leverdive që përfitojnë partitë shqiptare nga ky pushtet, duke e mbyllur këtë çështje të autonomisë teritoriale dhe lokale siç është përqëndrimi i pushtetit policor nga ai komunal në atë rajonal të drejtorive të policisë.
Ky sistem i qeverisjes lokale nuk është decentralizim i pushtetit lokal, por cenralizim rajonal me motive politike të dominimit dhe supremacisë etnike.
Ndaj, edhe në këto zgjedhje shqiptarët do zgjedhin kryetarin por jo dhe problemet ekonomike, shëndetësore, dinjitetin dhe barazinë e shqiptarëve nëpër ato komuna ku garojnë kandidatët shqiptarë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu