Mbërrijnë në Prishtinë mijëra dronë kamikaz luftarakë “Skydagger” nga Turqia

Një kontingjent i madh me mijëra dronë luftarakë kamikazë “Skydagger” ka mbërritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, duke shënuar një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Burime zyrtare bëjnë të ditur se dhjetëra ushtarakë të FSK-së tashmë kanë përfunduar trajnimin për përdorimin e këtyre dronëve, të cilët janë prodhim i kompanisë së njohur turke “Baykar”, e njëjta që prodhon edhe dronët Bayraktar TB2.

Kontrata për blerjen e dronëve “Skydagger” është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar, me afat dorëzimi në janar 2026, por furnizimi është realizuar tre muaj më herët se parashikimi.

Dronët “Skydagger” të tipit FPV RTF (Ready to Fly) janë fluturake pa pilot të pajisura me mjete shpërthyese, të destinuara për goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike në fushëbetejë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, me këtë kontingjent të ri, FSK forcon ndjeshëm fuqinë e saj goditëse, krahas dronëve Bayraktar TB2 dhe fluturakeve Puma, duke ndërtuar një forcë moderne dhe të përgatitur sipas standardeve të luftës bashkëkohore.

Dronët u transportuan drejt bazave ushtarake me kamionët multifunksional Rheinmetall 8×8, prej të cilëve 10 janë blerë nga Kosova dhe 5 janë marrë si donacion gjatë vitit të kaluar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kamberi në parlamentin e Serbisë: Kur kërkojmë përdorim zyrtar të gjuhës dhe simboleve, nuk kërkojmë privilegje, por trajtim të barabartë

Deputeti Shaip Kamberi gjatë një debati për buxhetin në Kuvendin e Serbisë foli për problemet që kanë qytetarët në Luginën e Preshevës, si pasivizimi...

Këngëtarja latine vritet në Los Angeles, gjatë sulmit plagosen dhe dy të tjerë

Ylli në ngritje i muzikës latine dhe influencuesja DELAROSA është qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm në...

Kurti: Jemi në proces të marrim helikopterë “Black Hawk” nga ShBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nga Kazerma e FSK-së tha se sot Kosovë ka një ushtri të pajisur mirë dhe se brezat...

A po përgatitet terreni për kthimin e Gruevskit?

A po e përgatit pushteti terrenin për kthimin e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski? Kjo ishte pyetja e deputetit Mile Talevski, drejtuar...

Nën masa të rrepta sigurie, nis vizita 4-ditore e Papa Leonit në Turqi

Papa Leoni nisi këtë të enjte vizitën e tij 4-ditore në Turqi. Kreu i Kishës Katolike u prit në Ankara nga presidenti turk Recep Tayyip...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu