Arsim Dalipi: Gruaja është forca që mban Strugën – Bashkë për një të ardhme me më shumë barazi dhe kujdes

Kandidati për Komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka ndarë emocionet dhe mesazhet nga një takim i veçantë me gratë e Forumit në Strugë, duke vlerësuar rolin e jashtëzakonshëm që ato luajnë çdo ditë në shoqëri.

“Kisha kënaqësinë të jem mes grave të Forumit – gra të forta, të përkushtuara dhe me zemër të madhe, që çdo ditë mbajnë mbi supe familjen, punën dhe shpirtin e këtij qyteti”, shkroi Dalipi në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se në sytë e këtyre grave shfaqet forca e vërtetë e Strugës – një forcë që sjell ndryshim me dashuri, durim dhe përkushtim. Gjatë takimit, u diskutua për tema kyçe si roli i gruas në shoqëri, barazia gjinore, vendimmarrja, dhe nevoja që Komuna e Strugës të qëndrojë pranë çdo gruaje – përmes mbështetjes konkrete, respektit dhe politikave që lehtësojnë jetën e përditshme.

Në cilësinë e mjekut, Dalipi ndau edhe një mesazh për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të grave, sidomos gjatë muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke theksuar se kontrolli i hershëm shpëton jetë dhe kërkon përkushtim të përbashkët nga të gjithë.

“Struga që unë besoj është një Strugë që kujdeset për të gjithë – për nënat, motrat, vajzat dhe çdo qytetar që kontribuon me ndershmëri për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Dalipi.

Ky takim konsiderohet si një tjetër hap në drejtim të afrimit të politikës me qytetarin dhe fuqizimit të zërit të gruas në jetën publike dhe vendimmarrje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dalipi-Qyrës: Ju premtoni parqe dhe parkingje, ndërsa nga ana tjetër të gjitha ndërtimet tuaja nuk kanë asnjërën!

Në debatin e sontëm në TV21, kandidatja Dalipi-Qyrës i është drejtuar ashpër, duke e akuzuar për hipokrizi në premtime publike. “Ju premtoni parqe dhe parkingje,...

Osmani paralajmëron Vuçiçin: S’mund të kërcënosh Turqinë sikurse Kosovën

Presidentja e Kosovës thekson se Turqia, si vend anëtar i NATO-s, po ndihmon Kosovën të ruajë paqen dhe sigurinë në rajon. Presidentja e Kosovës, Vjosa...

Parashikimi i një rezultati për Strugën!

(Nga:Medai Shaholli) Me rastin e zgjedhjeve lokale të vitit 2021, katër vite më parë kam botuar shkrimin në gazetën Lajm dhe Fakti Ditor, në lidhje...

Beteja për Strugën!

Shkruan: Medai Shaholli Nga fushata zgjedhore! (Ky shkrim është neutral dhe asnjanës dhe se nuk mbështet ”njeriun me dy flamuj në duar” e as pro...

Qyra: Me tre drejtorë po kërkoni vota nëpër Strugë! Dalipi: Edhe ju asfaltoni rrugë, blini vota do të thotë?

Në Hajde Flasim në TV21, kadidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra i tha kundërkandidatit të tij, Arsim Dalipit, se drejtorët të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu