Bujar Osmani: Për 20 vjet me radhë Çairi është udhëhequr pa vizion e pa plan, por unë po e ndryshoj këtë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje ndaj një pyetjeje të gazetarëve, theksoi se programi i tij ofron një qasje sistematike për zgjidhjen e të gjitha problemeve në komunë, duke nënvizuar se vizioni për Çairin nuk është agjendë personale apo partiake, por një marrëveshje qytetare dhe shoqërore që obligon çdo pushtet lokal të ardhshëm.

Ai shpjegoi se sapo qytetarët ta mbështesin këtë vizion më 19 tetor, ai do të bëhet detyrim.

“Kur qytetarët ta miratojnë këtë vizion si zgjidhjen e duhur, atëherë ai bëhet obligim për çdo forcë politike. Nuk është më çështje personale e imja, as çështje e ndonjë programi zgjedhor. Bëhet detyrim për secilin që do të punojë në kuadër të këtij vizioni”, theksoi Osmani.

Ai kujtoi se gjatë 20 viteve të kaluara Çairi është udhëhequr pa vizion, pa plan dhe pa strategji, gjë që ka rezultuar me kaos dhe me presione të përditshme politike, zgjedhore dhe komerciale.

“Edhe vetë po e shihni, sot pretendojnë se po angazhojnë dikë për të bërë një plan urbanistik. Por, plan nuk bëhet pas 20 vitesh. Kjo do të thotë se vetë pranojnë se kanë punuar pa vizion për 20 vjet,” tha Osmani.

Ai theksoi se në qasjen e tij nuk do të ketë improvizime, por një kornizë të qartë brenda së cilës do të realizohen të gjitha projektet, të mëdha dhe të vogla.

“Unë e kam filluar ndryshe, me një vizion të qartë. Premtimi im është i thjeshtë: nuk do të lëvizin as gurët jashtë këtij vizioni,” shtoi ai.

Si pjesë e hapave të parë për zbatimin e programit, Osmani paralajmëroi një plan për zgjidhje urgjente në funksionimin urban të Çairit, me masa konkrete që do të nisin menjëherë pas zgjedhjeve.

“Do të fillojmë me ‘Trasenë ndërhyrëse, urgjente’, një plan konkret që fillon menjëherë. Me ndërhyrje urgjente do të rrisim sigurinë, do të lirojmë korsitë e bllokuara pa nevojë dhe do ta lehtësojmë lëvizjen e përditshme të qytetarëve,” shpjegoi Osmani.

Ai gjithashtu paralajmëroi formimin e pesë shtabeve të krizës menjëherë pas shpalljes së gjendjes emergjente në Çair: për pastërti, për ndërtimet pa leje, për parkingjet, për luftën kundër korrupsionit dhe për sigurinë publike.

“Brenda këtyre masave, Çairi do të fillojë të marrë frymë më lehtë,” deklaroi Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickoski nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot në Strumicë se pas fitores së pritur të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale, do të ishte logjike të mendohet për...

Arsim Dalipi: Gruaja është forca që mban Strugën – Bashkë për një të ardhme me më shumë barazi dhe kujdes

Kandidati për Komunën e Strugës, Arsim Dalipi, ka ndarë emocionet dhe mesazhet nga një takim i veçantë me gratë e Forumit në Strugë, duke...

Arrestohet bashkëshortja e mjekut Shaini, MPB: Po kërkohet 36-vjeçari nga Gostivari për gjuajtjen në Kumanovë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë arrestuar gruan e mjekut Zekirija Shaini, pasi e njëjta dyshohet se është e përfshirë në...

Mickovksi nga Tetova nuk bëri thirrje për tu votuar Bilall Kasamin, nisin ethet në VLEN

Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 19 tetorit, dhe fushata elektorale po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, sidomos në kampin politik...

Krisje e madhe VLEN-VMRO: Mickovski ia kthen shpinën BIlall Kasamit në Tetovë?

Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 19 tetorit, dhe fushata elektorale po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, sidomos në kampin politik...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu