Mexhiti: Arsimi, shtylla mbi të cilën ndërtohet e ardhmja e Çairit

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet
Mexhiti, ka prezantuar sot shtyllën e dytë të programit të tij zgjedhor
– arsimin, si bazë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit të
komunës.

“Vizioni ynë është i qartë dhe i pakompromis: të krijojmë një komunë ku
çdo fëmijë do të ketë qasje në arsim cilësor, në shkolla moderne dhe të
sigurta, ku do të mund t’i zhvillojë talentet dhe të realizojë
plotësisht potencialin e tij. Për këtë qëllim, kemi paraparë projekte
konkrete, të realizueshme dhe financiarisht të siguruara.”, theksoi
Mexhiti në fjalën e tij para qytetarëve, mësimdhënësve dhe mediave.

Ai prezantoi një sërë projektesh konkrete, të realizueshme dhe
financiarisht të siguruara, të cilat do të transformojnë tërësisht
sistemin arsimor në Çair, edhe atë:

Investime në arsimin parashkollor dhe fillor:
•Ndërtimi i tre çerdheve të reja – “Fjollëza”, “Vesëza” dhe një çerdhe e
përbashkët me Komunën e Karposhit për fëmijët e Çairit.
•Shkollë e re fillore “Victory” në Teneqe Mahallë për 1300 nxënës.
•Shkollë e re për fëmijët me nevoja të veçanta “Idnina” dhe ndërtimi
paralel i shkollës “Mit’hat Frashëri”.
•Zgjerimi i kapaciteteve në shkollat “Hasan Prishtina” dhe “Ismail
Qemali”.
•Sallë sportive moderne për nxënësit e SHFK “Jashar Bej Shkupi”.

Modernizim dhe siguri në çdo shkollë:
•Zbatimi i mësimit në një ndërrim dhe mësimit tërë ditor.
•Rikonstruim i plotë i oborreve, rrethojave dhe sallave sportive.
•Qasje për nxënësit me aftësi të kufizuara përmes rampave dhe
ashensorëve.
•Fasada energjetike efikase dhe pajisje moderne informatike në çdo
klasë.

Investim në nxënës dhe mësimdhënës:
•Bursa për nxënës të talentuar dhe shpërblime për mësimdhënësit e
dalluar.
•Pajisje shkollore falas për çdo nxënës të klasës së parë.
•Trajnime falas IT dhe organizim të ligave shkollore sportive.

Në fund të fjalimit, Mexhiti theksoi projektin më madhor arsimor për
Çairin, ndërtimin e kampusit universitar “Nënë Tereza”, një investim
kapital prej 40 milionë eurosh me mbështetje të Qeverisë.

“Dhe për në fund, projekti që e transformon Çairin në një qendër
akademike rajonale.
Me mbështetje nga Qeveria, fillon ndërtimi i
kampusit universitar “Nënë Terezë”-një investim kapital prej 40 milionë
eurosh. Ky nuk është vetëm një objekt, kjo është dije, zhvillim, vende
të reja pune dhe prestigj për komunën tonë.”, u shpreh ai.

Në përmbyllje të prezantimit, Mexhiti theksoi se plani arsimor i VLEN-it
nuk përbën një listë dëshirash, por një program konkret, të realizueshëm
dhe financiarisht të siguruar. Ai vlerësoi se investimi në arsim është
investimi më i sigurt në të ardhmen e fëmijëve dhe të komunës së Çairit,
duke theksuar se përmes këtij programi nuk ndërtohen vetëm objekte
fizike, por ndërtohet e ardhmja, dije dhe mundësi të reja për çdo fëmijë
e familje në komunë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu