Kur fushata prek besimin: Xhamitë🕌 e Strugës mbulohen me postera të Mendi Qyrës

Postera politikë në xhami – qytetarët e Strugës reagojnë me indinjatë

Strugë, 6 tetor 2025 – Aktivistë të koalicionit VLEN kanë vendosur postera të kandidatit të tyre Mendi Qyra në muret dhe dritaret e disa xhami në Strugë, duke shkaktuar reagime të ashpra nga qytetarët dhe besimtarët lokalë.

Në fotot që po qarkullojnë në rrjete sociale shihet se në xhami të lagjeve të qytetit, dritaret e ndërtesave fetare janë mbuluar me postera të fushatës zgjedhore. Kjo ka nxitur indinjatë të madhe në opinion, me shumë qytetarë që e quajnë aktin provokim të panevojshëm dhe përdhosje të hapësirave të shenjta.

“Politika duhet t’i mbajë duart larg nga xhamitë. Nëse nuk ndihmoni në mirëmbajtjen e tyre, të paktën mos i dëmtoni,” – ka thënë një nga banorët lokalë përmes një reagimi publik.

Banorët e Strugës theksojnë se objektet fetare janë hapësira të përbashkëta të komunitetit dhe nuk duhet të përdoren për propagandë politike. Ata i kanë bërë thirrje Komunitetit Islam të Strugës që të reagojë dhe të kërkojë heqjen e menjëhershme të materialeve politike.

Vendosja e posterave në muret e xhamive shihet si shkelje e etikës fetare dhe politike, duke përzier hapësirat e adhurimit me interesat partiake.


Ndërkohë, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga shtabi i VLEN apo nga vetë kandidati Mendi Qyra.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

‘Rama’, ‘Trump’, ‘Putin’, persona me maska ushtarake dhe flamur serb në karnavalin e Vevçanit (Foto)

Nusja dhe dhëndri, djajtë, Budallenjtë e Gushtit dhe “Fisi Shumëngjyrësh” nga Afrika morën jetë në rrugët e Vevçanit. Nën diellin e dimrit dhe në...

Gjakovë: Vëllai i dehur sulmon vëllanë

Një incident familjar ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë. Sipas raportit policor, vëllai i dehur ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij. Lidhur me rastin...

Kasami: Sa të jetë Ahmeti kryetar i BDI-së, nuk ka koalicion me atë parti

Deri sa të jem në krye të Lëvizjes Besa dhe të VLEN-it, nuk do të ketë bashkëpunim me BDI-në e Ali Ahmetit, tha Bilall...

Sot mbahet takimi i liderëve në Maqedonin e Veriut, vetëm Filipçe nuk do të marrë pjesë

Me iniciativë të Kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Klubin e Deputetëve do të mbahet takimi i liderëve me kryetarët e...

Sot dhe nesër shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, ngjarja që ndryshoi historinë e Kosovës

Po bëhen 27 vjet nga kur një nga masakrat më të rënda në Kosovë, ajo e njohur si Masakra e Reçakut, e cila ndodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu