Omer Memedi nga Luboteni përfundon sezonin pa asnjë humbje në kategorinë “Bashallti”

Mundësi i ri nga fshati Luboten i Shkupit, Omer Memedi, ka përfunduar me sukses të plotë sezonin në mundjen tradicionale, duke mos pësuar asnjë humbje gjatë gjithë vitit në kategorinë e dytë – “Bashallti”.

Në turneun e fundit të sezonit, të mbajtur sot, Memedi tregoi formë të shkëlqyer duke arritur dy fitore bindëse: në duelin e parë ndaj një kundërshtari nga Greqia, dhe në të dytin ndaj mundësit nga Shtipi i Maqedonisë.

Ky 18-vjeçar nga Luboteni po dëshmon se ka një të ardhme të ndritur në sportin e mundjes, me talent, disiplinë dhe përkushtim që e dallojnë në çdo garë.

Falë këtyre rezultateve, ai e mbylli sezonin si kampion në kategorinë e dytë, duke e ruajtur serinë e pamposhtur dhe duke konfirmuar veten si një prej mundësve më premtues të brezit të ri.
Omer Memedi është sportist për të cilin shqiptarët e Shkupit ndihen me të drejtë krenar

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

FFM sjell vendim për Plerant Salijin: Gaboi me penaltinë, vlerësohet me notë negative (VIDEO)

Federata e Futbollit e Maqedonisë njofton se në ndeshjen e javës së 9-të në Ligën e Parë mes AP Brera dhe Bashkimit, arbitri kryesor...

Trump thotë se armëpushimi mund të nis, por Izraeli në mëngjes bombardon Gazën

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një armëpushim në Gaza do të hyjë në fuqi menjëherë, sapo Hamasi të pranojë një plan të...

Sytë janë drejtuar nga Egjipti, përpara bisedimeve vendimtare të paqes në Gaza

Të gjithë sytë janë drejtuar nga Egjipti, ndërsa negociatat indirekte midis Hamasit dhe Izraelit mbi luftën në Gaza do të fillojnë të hënën, me...

🚨 Lista e Ramiz Merkos – në shërbim të Menduh Thaçit

Ramizi Merko sot kërkon vota për Menduh Thaçin dhe Zija Jonuzin. Lista e tij, që përpiqet të paraqitet “përtej partive”, është në fakt listë e...

Rrahje mes kandidatëve për këshilltarë, arrestohet një person

Një kandidat për këshilltar në Vinicë, rrahu brutalisht një tjetër kandidat për këshilltar. I lënduari po trajtohet në qendrën e klinikave “Nënë Tereza” në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu