Artan Dika akuzon kandidatin për kryetar komune në Strugë, Mendi Qyra: “Premtoi kompensim për mashtrimin me banesa, por nuk ka paguar”

Artan Dika ka publikuar një denoncim ndaj pronarit të një kompanie ndërtimi, Mendi Qyra, i cili aktualisht kandidon për kryetar komune në Strugë.

Sipas Dikës, në vitin 2021 ai ka nënshkruar kontratë me kompaninë e Qyrës për blerjen e dy banesave në lagjen Taftalixhe të Shkupit, por ndërtimi i tyre nuk është realizuar kurrë. Ai thotë se ka qenë viktimë e një mashtrimi me dokumentacionin e banesave.

Dika thekson se Qyra i ka premtuar kompensim financiar për dëmin e shkaktuar, por deri më tani nuk ka paguar asgjë. “Premtimet e rrejshme dhe zvarritjet e pafundme më kanë detyruar t’ia bllokoj numrin e telefonit, derisa të shlyejë dëmin,” shkruan ai.

Duke qenë se Qyra është përfshirë në fushatën elektorale për postin e kryetarit të komunës së Strugës, Dika i bën thirrje gazetarëve ta pyesin publikisht:
“A kështu do t’i mbani premtimet e dhëna në fushatë, siç nuk e mbajtët premtimin me shkrim për kompensim?”

Ai e mbyll reagimin me thirrjen: “Z. Mendi Qyra, pagoi paratë!”, duke paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikojë dokumentacionin e plotë të rastit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjenden predhë anti-tank dhe uniforma ushtarake në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një shtëpi të pabanuar në Jarinje të Poshtme janë gjetur të martën mbrëma uniforma ushtarake...

Incident ekologjik në Gazi Babë të Shkupit, identifikohet kompania që derdhi substancë të bardhë në rrugë

Pas publikimit të fotove në rrjetet sociale, ku shihej një sasi e madhe substance të bardhë të derdhur në rrugët e Shkupit, institucionet reaguan...

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si një aleat kryesor jo-NATO të Shteteve të Bashkuara gjatë vizitës së princit të kurorës saudite,...

Zekolli-Shaqiri, me lot në sy, kërkon drejtësi për bashkëshortin e ndjerë: “Kërkoj apel të vendimit.”

Kaltrina Zekolli Shaqiri kërkon drejtësi për aksidentin e trafikut në Qarkoren e Shkupit në afërsi të Radishanit, ku humbi jetën bashkëshorti i saj, çiklisti...

Vetura bie në det në Bari, shoferi shqiptar shpëton duke u ngjitur mbi të

Një makinë ka rënë në det në portin e Barit ndërsa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë ndërsa pamjet janë publikuar nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu