Kurti në SHBA takon kryeministrin e Granadas dhe të Belizesë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të premten, në New York ka takuar, kryeministrin e Granadas, Dickon Amiss Thomas Mitchell dhe kryeministrin e Belizesë, John Briceno.

Në takim me kryeministrin e Grandas, Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Grandas “për mbështetjen e saj të gjatë për Kosovën, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”.

“Bashkë diskutuan për marrëdhëniet dy palëshe dhe për mundësitë që dy vendet ofrojnë për bashkëpunim më të madh dhe partneritet më të fortë, si dhe për zhvillimet dhe situatën gjeopolitike dhe ndikimin e tyre”.

Ndërkohë me kryeministrin e Belizesë, Kurti ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe sektorët me potencial për investime të huaja, krahas atyre në fushat si edukim, turizëm, politika sociale e të punësimit dhe kulturë.

“Kurti e njoftoi homologun e tij për progresin e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe demokratik, si dhe të sigurisë dhe mirëqenies, dhe e falënderoi atë për mbështetjen e Kosovës në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Ai po ashtu theksoi se ushtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës janë në Belize, si pjesë e angazhimeve për siguri dhe bashkëpunim në kuadër të misionit bashkëzbarkues me ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar”.

Të dy kryeministrat, Kurti i ka ftuar për vizitë zyrtare në Kosovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjenden predhë anti-tank dhe uniforma ushtarake në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një shtëpi të pabanuar në Jarinje të Poshtme janë gjetur të martën mbrëma uniforma ushtarake...

Incident ekologjik në Gazi Babë të Shkupit, identifikohet kompania që derdhi substancë të bardhë në rrugë

Pas publikimit të fotove në rrjetet sociale, ku shihej një sasi e madhe substance të bardhë të derdhur në rrugët e Shkupit, institucionet reaguan...

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si një aleat kryesor jo-NATO të Shteteve të Bashkuara gjatë vizitës së princit të kurorës saudite,...

Zekolli-Shaqiri, me lot në sy, kërkon drejtësi për bashkëshortin e ndjerë: “Kërkoj apel të vendimit.”

Kaltrina Zekolli Shaqiri kërkon drejtësi për aksidentin e trafikut në Qarkoren e Shkupit në afërsi të Radishanit, ku humbi jetën bashkëshorti i saj, çiklisti...

Vetura bie në det në Bari, shoferi shqiptar shpëton duke u ngjitur mbi të

Një makinë ka rënë në det në portin e Barit ndërsa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë ndërsa pamjet janë publikuar nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu