Pas perdeve!

Tashmë është e qartë dhe dihet se kush qëndron pas perdeve të teatrit politik për zgjedhjet lokale në “državën Severna”, ku dora vetë djalli Micko, ka nxjerr në skenë kukullat e tij si kandidatë të pavarur në komunat me shumicë shqiptare si synim i rimarrjes së “kështjellave shqiptare” nën sovranitetitn e komitëve, si në kohën e vetëqeverisjes jugosllave gjatë sundimit titist.

Dhe kukullat e teatrit popullor për fëmijë si ata nga VREDI dhe të tjerë që i kanë shitur shpirtin djallit të ri, deri më 17 tetor do të luajnë rolet sipas skenarit të despotit të tyre para spektatorit popull në këto zgjedhje, si kandidatë të VREDI-t dhe si “të pavarur”, që në fakt janë të varur kokë për poshtë nga kryekomiti Micko.

Pehlivanë nga VREDI dhe dezertorë të kampit shqiptar i janë dorëzuar me këmbë e duar shefit të tyre për ta bërë “Maqedonia e ytja” si një trup i vetëm, ku kryekomunarët kukulla të përzgjedhur nga kryekomiti Micko, do t’i bëjnë atij shërbimim më të madh në demonkraturën maqedone, duke fshirë edhe ato pak gjurmë të gjuhës shqipe dhe të identitetit shqiptar në komunat me shumicë shqiptare.

Pushteti lokal dhe marrja e “kalave shqiptare” të (komunave me shumicë shqiptare) është programi më i ri antishqiptar i despotit Micko, për shpartallimin e faktorit shqiptar nga pushteti lokal edhe ashtu i centralizuar nga Shkupi zyrtar, përmes Hamza kastriotëve të rinj nga VREDI dhe jo vetëm, duke i nxjerr servilët e tij para shqiptarëve si kandidatë shqiptarë që do t’i shërbejnë “Maqedonisë së tyre” në katër vitet e ardhshme si pula të lagura në kotecit qeveritar.

Ky është dhe synimi i despotit Micko për “Maqedonia yte” që përmes vasalëve dhe oborrtarëve të tij, t’i defaktorizoj shqiptarët të kësaj toke të Ilirisë së lashtë, duke i këthyer në qytetarë të dorës se tretë dhe si nomadë të shkretëtirave sahariane.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnan Azizi fshihet ndërsa Mickoski vjen në Tetovë për të mbështetur Kasamin!

Pas përplasjeve publike mbi çështjet e nacionalizmit, Adnan Azizi i kërkoi falje Kryeministrit Mickoski, por duket se ky i fundit nuk ka ndërmend ta...

Tre shqiptarë në një tryezë të rëndësishme në Shkup: në fokus Marrëveshja e Ohrit dhe e ardhmja europiane!

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me Osman Kadriu, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe Krenar...

Hasani: Nga kush kanë frikë? Nga Mickoski?!” – Hasani sfidon VLEN-in në hapjen e shtabit të AKI-së në Luboten

Luboten, Komuna e Butelit – Sonte Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor në fshatin Luboten, ku qindra mbështetës u mblodhën për...

AKI / Fetahu takon afaristët lokal: Bizneset private janë shpirti i Dibrës

Dibër, Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Fetahu, ka zhvilluar një takim me afaristë dhe...

Ahmeti: Sakrificat e shqiptarëve të Kroacisë janë dëshmi e pathyeshmërisë dhe luftës për liri dhe dinjitet

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka pritur në takim anëtarë nga Shoqata e Shqiptarëbe mbrojtës të Kroacisë dhe pjesëtarë tjerë të komunitetit shqiptarë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu