Buteli me shans historik, mbi 50% votues shqiptarë

Në garën e 19 tetorit për kryetar të komunës, prof. Isamedin Azizi nga Aleanca Kombëtare për Integrim është i vetmi kandidat shqiptar. Ai do të përballet me kryetarin aktual të komunës, Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE dhe me kandidaten e LSDM-së, Olivera Livriniq. Ky konfigurim e bën garën më të thjeshtë për elektoratin shqiptar, pasi nuk ka fragmentim mes disa kandidatëve, siç ndodhte në të kaluarën

Ersan PAJAZITI

Shkup, 25 shtator – Komuna e Butelit mund të bëhet komuna e dytë urbane në Shkup që do të drejtohet nga një kryetar shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, shqiptarët në Butel përbëjnë 50.32% të elektoratit, ndërsa 49.60% i takon komuniteteve të tjera, kryesisht maqedonas. Ky ekuilibër e bën çdo votë vendimtare, sidomos nëse dalja e shqiptarëve në zgjedhje do të jetë maksimale, shkruan gazeta KOHA. Në garën e 19 tetorit për kryetar të komunës, prof. Isamedin Azizi nga Aleanca Kombëtare për Integrim është i vetmi kandidat shqiptar. Ai do të përballet me kryetarin aktual të komunës, Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE dhe me kandidaten e LSDM-së, Olivera Livriniq.

Ky konfigurim e bën garën më të thjeshtë për elektoratin shqiptar, pasi nuk ka fragmentim mes disa kandidatëve, siç ndodhte në të kaluarën.

Një element i rëndësishëm i këtyre zgjedhjeve është fakti që kandidatura e përfaqësuesit të VLEN-it, Behar Emini, u refuzua nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për shkak të problemeve me adresën e banimit – Emini jeton në Çair, ndërsa kishte kandiduar për Butel. Megjithëse kjo situatë ka krijuar një rast unik me vetëm një kandidat shqiptar në garë, VLEN deri më tani nuk ka bërë thirrje publike për mbështetje të kandidatit të Isamedin Azizit si kandidat i vetëm shqiptar. Në Aleancën Kombëtare për Integrim shprehen optimistë se, nëse dalja e votuesve shqiptarë është e lartë, Buteli mund të ketë për herë të parë një kryetar shqiptar, raporton KOHA.
Thonë se sytë e gjithëve shqiptarëve janë të fokusuara edhe në Butel edhe në Çashkë. “Në Çashkë ju e dini se me regjistrimin e fundit të popullsisë, shqiptarët janë mbi 50 për qind, edhe në Butel jemi shumë afër për të marrë qeverisjen e pushtetit lokal, prandaj këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme, janë një test i veçantë për të parë nëse shqiptarët – që të gjithë, edhe ata të VLEN-it, janë forcë progresive europiane, për të bërë dallimin, ndryshimin, që këtë vit Butelin ta qeveris një kandidat mbipartiak shqiptar që kujdeset për të gjithë qytetarët e lagjet njësojë”, thonë në AKI.

Ndryshe, në zgjedhjet e vitit 2021, në Butel kishte 33.140 qytetarë me të drejtë vote, megjithatë kishin votuar rreth 16.000. Në rrethin e dytë, Darko Kostovski i VMRO-së kishte fituar 9012 vota, ndërsa Velimir Smilevski i LSDM-së 6831 vota. Mbi 700 vota shqiptare kishin shkuar në konton e Kostovskit të VMRO-së. Tani që LSDM është dobësuar dukshëm, kandidati i AKI-së përveçse kalon në balotazh, gjasat për ta fituar Komunën në favor të tij nëse kemi një mobilizim të madh të votuesit shqiptarë.(koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN finalizon emrat në Qeveri: Hoxha, Sali dhe Fetai, ja resorët që do të udhëheqin?

Koalicioni VLEN ka definuar dhe gati se ka finalizuar marrëveshjen e brendshme për riformatim të pjesshëm të përfaqësimit në Qeveri, ndërsa vendimi pritet të...

Shkurtohet buxheti në disa projekte shqiptare

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk ndan qartazi mjetet që do të duhet të ishin ndarë për ndërtimin e Kampusit të Universitetit Nënë Tereza....

S’kanë të ndalur/ Edhe një kallëzim penal ndaj Merkos

Kallëzim i ri penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai dhe dy persona të tjerë të punësuar në Komunën e Strugës...

Konjufca nuk arrin të formojë qeverinë e re, Kosova shkon drejt zgjedhjeve

Pro formimit të Qeverisë së re sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. Pas dështimit për formimin...

Si e mposhti Mickua opozitën shqiptare?

Dyluftimi mes Mickos dhe Ahmeti në zgjedhjet komunale përfundoi me fitoren e Mickos. Micko e plandos Ahmetin përtoke si gjah i lehtë për t'u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu