Banorët e revoltuar mbrojnë shëndetin e tyre – këshilltari shpall dorëheqjen e parevokueshme nga një post në përfundim!

Protestë serioze, dorëheqje komike në Nikushtak

Në Nikushtak të Likovës, drama e mbeturinave po merr gjithnjë e më shumë ngjyrime groteske. Qeveria vetëm disa ditë më parë bëri bujë duke pastruar deponinë famëkeqe që për vite me radhë ishte helm për banorët, e sidomos kur shpërthente në flakë. Por, ironikisht, vetëm pak ditë më vonë, ndërmarrja komunale e higjienës e mbushi sërish me mbeturina, me arsyetimin se nuk ka ende një lokacion tjetër të miratuar për hedhjen e tyre.

Kjo “lojë ping-pongu” me shëndetin e qytetarëve nuk mbeti pa reagim. Banorët e Nikushtakut dolën në rrugë, bllokuan hyrjen e kamionëve dhe bënë të qartë se nuk do të pranojnë kthimin e deponisë në oborrin e tyre. Ata e lidhën situatën edhe me fushatën parazgjedhore, duke akuzuar politikanët se shfrytëzojnë çështjen për poena personale.

Por kulmi i farsës ndodhi kur këshilltari komunal Bastri Rexhepi, në një moment që do ta kishin zili edhe skenaristët e humorit, vendosi të shpallë dorëheqjen e tij “të parevokueshme” live në Facebook, pikërisht nga deponia. Gesti u shoqërua me duartrokitje, por edhe të qeshura të hapura nga të pranishmit – jo vetëm për teatrin e momentit, por edhe sepse zgjedhjet lokale janë vetëm pak javë larg, dhe dorëheqja i tingëlloi më shumë si skeç elektoral se si akt serioz politik.

Si për të kompletuar komedinë, Rexhepi pas pak orësh fshiu videot dhe u tërhoq nga dorëheqja, duke thënë se kishte vepruar nën “emocione të ngutshme”. Në fund, i vetmi që “u pastrua” vërtet pas gjithë kësaj sage, ishte Facebook-u i tij.

Ndërkohë, banorët e Nikushtakut mbeten të vendosur: deponinë nuk e duan më aty, sado që politikanët ta përdorin si skenë për teatrin e tyre parazgjedhor

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN finalizon emrat në Qeveri: Hoxha, Sali dhe Fetai, ja resorët që do të udhëheqin?

Koalicioni VLEN ka definuar dhe gati se ka finalizuar marrëveshjen e brendshme për riformatim të pjesshëm të përfaqësimit në Qeveri, ndërsa vendimi pritet të...

Shkurtohet buxheti në disa projekte shqiptare

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk ndan qartazi mjetet që do të duhet të ishin ndarë për ndërtimin e Kampusit të Universitetit Nënë Tereza....

S’kanë të ndalur/ Edhe një kallëzim penal ndaj Merkos

Kallëzim i ri penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai dhe dy persona të tjerë të punësuar në Komunën e Strugës...

Konjufca nuk arrin të formojë qeverinë e re, Kosova shkon drejt zgjedhjeve

Pro formimit të Qeverisë së re sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. Pas dështimit për formimin...

Si e mposhti Mickua opozitën shqiptare?

Dyluftimi mes Mickos dhe Ahmeti në zgjedhjet komunale përfundoi me fitoren e Mickos. Micko e plandos Ahmetin përtoke si gjah i lehtë për t'u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu