Ftohja e raporteve të ShBA-së me Republikën e Kosovës po vërehet edhe në gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Udheqesit e Kosovës që kanë shkuar në Nju Jork deri me tani nuk po arrijmë të realizojën takime të nivelit të lartë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila që disa ditë po qëndron në Nju Jork, nuk ka arritur të takojë asnjë zyrtar të lartë të administratës Trump.
Takimi më të rëndësishme deri me tani ajo e ka zhvilluar dje, ku ka takuar zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, z. Brendan Hanrahan. Ndryshe nga Osmani, presidenti serb ka realizuat takime shumë më të rëndësishëm. Presidenti serbe dje ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marko Rubio.
Duke treguar për takimin me zyrtarin e lartë amerikan, presidentja Vjosa Osmani ka dhënë shumë pak detaje se çka ka biseduar me diplomatin amerikan.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka postuar vetëm një fotografi me diplomatin amerikan, e cila duket se është realizuar në këmbë në një korridor.
“Pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takova në Neë York me z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. Ritheksova rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik. Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok”, ka shkruar Osmani.
Në njoftimin e saj, Osmani nuk tregon nëse me zyrtarin e lartë amerikan ka diskutuar për pezullimin e Dialogut Strategjik nga ShBA-ja, që po konsiderohet si shuplaka më e fort amerikane për Kosovën.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin që ka pasur me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marko Rubio, ka folur pikërisht për Dialogut Strategjik në mes të ShBA-së dhe Serbisë.
Për këtë takim, ku ka qenë i pranishëm edhe kryedipomati serb Marko Gjuriq, ka njoftuar edhe Zyra për Informimin e Rubios.
“Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe diskutuan për thellimin e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, përfshirë edhe përmes një dialogu strategjik dypalësh dhe pjesëmarrjes së SHBA-ve në EXPO 2027”, është thënë në njoftimin për shtyp të Zyrës së Rubios.
Për diskutimet që ka pasur me kryediplomatin amerikan, ka treguar edhe presidenti Aleksandar Vuçiq në profilin e tij në “Instagram”.
“Fokusi i bisedës ishte në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, veçanërisht për sa i përket zgjidhjes së çështjes së tarifave amerikane. Diskutuam gjithashtu për mundësitë e investimeve të reja, bashkëpunimin në fushën e energjetikës dhe teknologjive të reja, si dhe perspektivat që ofron mekanizmi i dialogut tonë strategjik.”, ka shkruar ai.