Tri shtete afrikane e njoftojnë tërheqjen e menjëhershme nga GjNP-ja

Burkina Faso, Mali dhe Nigeri kanë njoftuar se do të tërhiqen menjëherë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP), duke e cilësuar atë “instrument të shtypjes neokolonialiste”.

Tri shtetet e udhëhequra nga qeveri ushtarake lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke thënë se ato nuk do ta njohin autoritetin e gjykatës më të lartë të OKB-së, e cila e ka selinë në Hagë, raporton televizioni BBC.

“GjNP-ja e ka dëshmuar veten të paaftë për t’i trajtuar dhe ndjekur penalisht krimet e dëshmuara të luftës, krimet kundër njerëzimit, krimet e gjenocidit dhe krimet e agresionit” – thanë tre krerët e këtyre vendeve.

Gjykata nuk ka reaguar akoma ndaj vendimit të tri shteteve afrikane, të cilat kanë lidhje të ngushta me Rusinë. Ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, kjo gjykatë ka lëshuar urdhërarrest.

Tri vendet afrikane thanë se duan që të themelojnë “mekanizma vendës për konsolidimin e paqes dhe drejtësisë”.

Ato e akuzuan GjNP-në se ka vënë në shënjestër shtete më pak të privilegjuara, duke u ngjarë kritikave të presidentit të Ruandës, Paul Kagame, i cili në të kaluarën e ka akuzuar këtë gjykatë se mban anë anti-afrikane.

Gjykata Ndërkombëtare Penale është themeluar në vitin 2002 për të ndjekur penalisht raste të dyshimta të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe agresionit.

Nga 33 rastet e hapura që nga themelimi, në të gjitha prej tyre, përpos njërit, ka qenë i përfshirë një shtet afrikan.

Tërheqja e një shteti nga GjNP-ja hyn zyrtarisht në fuqi një vit pasi gjykata e pranuar njoftimin.

Në Burkina Faso, Mali dhe Niger, në pushtet janë qeveri ushtarake pas puçeve që u organizuan atje mes viteve 2020 e 2023. Ushtritë e tyre janë ballafaquar me akuza për krime kundër civilëve, kur dhuna në rajon është përshkallëzuar për shkak të luftës kundër grupeve xhihadiste të lidhura me ISIS-in dhe al-Qaedan./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

FFM sjell vendim për Plerant Salijin: Gaboi me penaltinë, vlerësohet me notë negative (VIDEO)

Federata e Futbollit e Maqedonisë njofton se në ndeshjen e javës së 9-të në Ligën e Parë mes AP Brera dhe Bashkimit, arbitri kryesor...

Trump thotë se armëpushimi mund të nis, por Izraeli në mëngjes bombardon Gazën

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një armëpushim në Gaza do të hyjë në fuqi menjëherë, sapo Hamasi të pranojë një plan të...

Sytë janë drejtuar nga Egjipti, përpara bisedimeve vendimtare të paqes në Gaza

Të gjithë sytë janë drejtuar nga Egjipti, ndërsa negociatat indirekte midis Hamasit dhe Izraelit mbi luftën në Gaza do të fillojnë të hënën, me...

Omer Memedi nga Luboteni përfundon sezonin pa asnjë humbje në kategorinë “Bashallti”

Mundësi i ri nga fshati Luboten i Shkupit, Omer Memedi, ka përfunduar me sukses të plotë sezonin në mundjen tradicionale, duke mos pësuar asnjë...

🚨 Lista e Ramiz Merkos – në shërbim të Menduh Thaçit

Ramizi Merko sot kërkon vota për Menduh Thaçin dhe Zija Jonuzin. Lista e tij, që përpiqet të paraqitet “përtej partive”, është në fakt listë e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu