Njohja e shtetit të Palestinës, reagon SHBA: Po bëjnë show, ne diplomaci serioze

Shtetet e Bashkuara reaguan pas vendimit të disa aleatëve kryesorë, përfshirë Britaninë, Australinë dhe Kanadanë, për të njohur shtetin e Palestinës. Për Washingtonin, kjo bëhet thjesht për fasadë. “Fokusi ynë mbetet tek diplomacia serioze, jo në gjeste performuese.

Prioritetet tona janë të qarta: lirimi i pengjeve, siguria e Izraelit dhe paqja e prosperiteti për të gjithë rajonin që është e mundur vetëm pa Hamas”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Britania, Australia, Kanadaja dhe Portugalia njohën Shtetin e Palestinës të dielën. Ky ndryshim historik në raport me dekada të tëra të politikës së jashtme perëndimore shkaktoi zemërimin e menjëhershëm të Izraelit dhe kritikat e SHBA-së.

Palestinezët në Rripin e Gazës së rrethuar e mirëpritën njohjen si një fitore, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua në përgjigje se një shtet palestinez nuk do të ekzistonte kurrë. Netanyahu e ka përshkruar njohjen e një shteti palestinez si një kërcënim për ekzistencën e Izraelit.

Kjo do të “rrezikonte ekzistencën tonë” dhe është “një shpërblim absurd për terrorizmin”, tha ai. Vende të tjera, përfshirë Francën, gjithashtu kanë lënë të kuptohet se do ta njohin shtetin palestinez gjatë bisedimeve në hapjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Deri tani shtetin palestinez e kanë njohur më shumë se 140 shtete anëtare të OKB.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHBA-ja thotë se njohja e shtetit palestinez nga aleatët kryesorë është ‘performuese’

Shtetet e Bashkuara e quajtën të dielën njohjen e një shteti palestinez nga disa aleatë kryesorë – përfshirë Britaninë, Australinë dhe Kanadanë – “performuese”. “Fokusi...

Britania, Kanadaja dhe Australia njohin shtetin e Palestinës – Netanyahu thotë se “s’do të ketë shtet palestinez”

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka shpallur zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës, duke e cilësuar këtë si një hap historik dhe ndryshim thelbësor...

Provokim në Likovë: Stoilkoviqi me flamuj të Serbisë ia mësyn Mateçit

Shkup, 19 shtator – Rrafsh 24 vjet pas luftës së vitit 2001, në fshatrat e Komunës së Likovës, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së...

Izet Mexhiti nga Serova: Në vitin e parë, qytetarët e Çairit s’do të shohin më mbeturina me sy

Në hapjen e shtabit të nëndegës së VLEN-“Hasan Prishtina”, në Lagjen Serovë, kandidati për kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka shpallur një...

Ndyshimi po vjen!

Ky është slogani më i ri i vredistëve pasi dështuan për ndryshimin e madh që nuk erdhi për gati një vit e gjysmë me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu