Britania, Kanadaja dhe Australia njohin shtetin e Palestinës – Netanyahu thotë se “s’do të ketë shtet palestinez”

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka shpallur zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës, duke e cilësuar këtë si një hap historik dhe ndryshim thelbësor të politikës së Londrës ndaj konfliktit izraelito-palestinez.

Në një deklaratë përmes videos në platformën X, Starmer tha se vendimi është marrë “për të mbajtur gjallë mundësinë e paqes dhe të një zgjidhjeje me dy shtete”. Ai, siç u citua nga The Guardian, tha se kjo nuk është një shpërblim për Hamasin, por një përpjekje për të hapur rrugën drejt një të ardhmeje më të drejtë dhe më paqësore për të dy popujt.

Pas Mbretërisë së Bashkuar, edhe Australia dhe Kanadaja shpallën njohjen e shtetit palestinez, ndërsa pritet që së shpejti të ndjekin edhe Portugalia e Franca. Këto vendime u mirëpritën nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i cili theksoi se njohja do të kontribuojë në krijimin e një Palestine sovrane që bashkëjeton me Izraelin në siguri e fqinjësi të mirë, shkruan BBC.

Megjithatë, reagimi nga Izraeli ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se “shteti palestinez nuk do të ndodhë kurrë” dhe se vendet që e kanë njohur “po i japin një shpërblim të madh terrorizmit”. Ai kujtoi sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, ku u vranë mbi 1,200 persona dhe u morën qindra pengje, duke akuzuar se çdo njohje ndërkombëtare është “dhuratë diplomatike për Hamasin”.

Edhe qeveria amerikane ka mbështetur qëndrimin e Izraelit, duke argumentuar se njohja e një shteti palestinez në këtë moment dëmton përpjekjet për paqe dhe forcon Hamasin. Megjithatë, Hamasi reagoi duke e quajtur hapin e Londrës, Kanadasë dhe Australisë “një fitore politike për kauzën palestineze” dhe “një dëshmi se izolimi i Izraelit po rritet”.

Sipas Ministrisë së Jashtme britanike, njohja nënkupton pranim të shtetit palestinez mbi kufijtë e vitit 1967 me shkëmbime të barabarta territoresh, për t’u finalizuar në negociatat e ardhshme. Ky është një vizion i bazuar mbi zgjidhjen me dy shtete – një Palestinë në Bregun Perëndimor dhe Gaza, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, krah për krah me Izraelin.

Aktualisht, mbi 140 shtete anëtare të OKB-së kanë njohur Palestinën, por kufijtë, kryeqyteti dhe statusi i saj mbeten të papërcaktuara ndërkombëtarisht.

Vendimi i Londrës vjen pak ditë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku pritet të intensifikohen debatet mbi konfliktin në Gaza dhe perspektivën e një marrëveshjeje paqeje. Përpjekjet për armëpushim deri tani kanë dështuar, ndërsa tensionet mbeten të larta pas bombardimeve të fundit izraelite, përfshirë edhe një sulm ndaj një delegacioni negociues të Hamasit në Katar, që shkaktoi zemërim ndërkombëtar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

Bilall Kasami merr edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Tetovës

Sot komisioni komunal zgjedhorë i komunës së Tetovës i ka ndarë edhe zyrtarisht mandatin e dytë kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan...

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu