Provokim në Likovë: Stoilkoviqi me flamuj të Serbisë ia mësyn Mateçit

Shkup, 19 shtator – Rrafsh 24 vjet pas luftës së vitit 2001, në fshatrat e Komunës së Likovës, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, e ka në plan për ta vizituar Manastirin e Mateçit duke kaluar nëpër territorin e Likovës, i banuar pothuajse tërësisht me shqiptarë, shkruan gazeta KOHA.

Në një postim në rrjetet sociale, Stoilkoviq njoftoi se Manastiri i Mateçit është gati për shënimin e festës së manastirit – Shën Mëria e Vogël.

“Rruga është pastruar, është bërë hapësira e parkimit rreth manastirit, gjithçka është pastruar brenda dhe jashtë manastirit. Tani mbetet vetëm të mblidhemi të gjithë të dielën dhe t’i urojmë kumbarit Nikolla për gjithçka që ka arritur të bëjë që festa të shënohet siç i ka hije”, shkruan Stoilkoviq, duke publikuar edhe fotografi të makinerive të rënda që rregullonin rrugën deri dje të pakalueshme.

Megjithatë, ajo që ka ngjallur më shumë reagime është fotografia ku shihen flamuri i Maqedonisë dhe ai i Serbisë duke valuar mbi Manastir, me mbishkrimin “Mateç”. Stoilkoviq nuk ka sqaruar me iniciativë të kujt dhe me cilin vendim janë dërguar makineritë për të rregulluar rrugën, ndërsa nga Komuna e Likovës nuk ka asnjë informatë për këtë aktivitet.

Edhe partnerët e koalicionit të Stoilkoviqit, përfshirë VLEN-in, deri më tani nuk kanë dhënë asnjë reagim publik.

Postimi dhe veprimi i Stoilkoviqit kanë nxitur reagime të ashpra te banorët e Komunës së Likovës, veçanërisht në Mateç.

“Në vitin 2001, UÇK-ja nuk e preku dhe nuk e dëmtoi manastirin, ndryshe nga ushtria dhe policia maqedonase që bombarduan xhaminë e Mateçit dhe të gjitha xhamitë tjera. Kjo që po ndodh sot është e turpshme, sidomos kur kemi parasysh se këtu, në oborrin e xhamisë, kemi dëshmorë, ndërsa serbët do të kalojnë mespërmes fshatit për në manastir. Poshtë keni ra!”, ka reaguar një banor i fshatit. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu