Ndyshimi po vjen!

Ky është slogani më i ri i vredistëve pasi dështuan për ndryshimin e madh që nuk erdhi për gati një vit e gjysmë me qeverinë e koalicionit, por që tani për zgjedhje lokale këta dudumët e Mickos kanë sajuar “ndryshimin që po vjen”, si mjet i ri i propagandës para zgjedhësve dhe militantëve të tyre për të fituar 2/3 karrige kryekomunarësh me 19 tetor.

Ndryshimi me karabushët e VREDI-t nuk ndodhi as për gati një vit e gjysmë në qeverinë e koalicionit as rrëmetin e lumit të ndryshimeve, si do të ndodhin me ato 2/3 “gradonačallnikë” që shpresoni se do t’i fitoni ?

Por, despoti Micko ia ka prerë shkurt “drutë e dimrit” vredistëve se nuk ka ndryshime kushtetuese ( megjithë premtimet e VREDI-t se brenda 6 muajve do të ndodhin ndryshimet kushtetuese) pa marrë garanci të forta nga BE-ja se nuk do të ketë kushte të reja nga Bullgaria.

Një tjetër huqje e karagjozëve të VREDI-t është vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ligji për gjuhët ( i cili është ligj për përdorimin e gjuhëve të pakicave duke mos përfshirë maqedonishten e Mickos dhe të Filipçes apo të Apasievit), për të cilin u zotuan se nuk do të preket, por se Kushtetuesja ka vendosur tashmë se pas zgjedhjeve lokale do t’i abrogoj disa nene që ajo i sheh si të papërputhshme me kushtetutën.

Ahere, zotërinj vredist ku mbeti zotimi për ndryshimin që premtuat para dy vitesh duke i dendur shqiptarët me gënjeshtra, se ne nuk jemi si DUI, si shfalerka të Zajkos e të Dhimos, që na nxitë faqen me 20% e turpit në kushtetutë, ku ne brenda gjashtë muajve do ta heqim qafe atë mynxyrë, në të kundërtën dalim nga koalicioni.

Koha ecën dhe ndryshimi nuk duket gjëkundi, atëherë kur nuk mundët ta bënit ndryshimin në një qeveri të rrethuar me serbomedhenj si Stoilkoviqi dhe Maksi, si do ta beni nëpër ato komuna që mendoni se do ti fitoni me vota komitësh që do t’u zhantazhojnë me pas për drejtori dhe poste komunale, si shpërblim për votën e dhënë ndaj jush?

Fuqizimi i botës serbe përmes kolegut tuaj serbomadh Stoilkoviq është “ndryshimi” që nuk arritët ta ndalni, jo se nuk doni por nuk mundeni se nuk keni këllqe dhe seriozitet për t’u kundërvën shefit Micko për hir të pushtetit.
Dhe pamundësia kërkon përgjegjësi që ta shpëtoni veten nga papërgjegjshmëria e cila nënkupton dorëheqje, duke dalë nga ai koalicion antishqiptar me një kryekomit në krye.

Atëherë, përse shqiptarët duhet të votojnë për kandidatët tuaj për “gradonačallnikë” kur nuk keni kredibilitet dhe as fuqi politike për ta sjellur ndryshimin?!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu