Arben Fetai i çon një porosi Maksim Dimitrievskit

Zëvendëskryeministri Arben Fetai i ka reaguar ashpër kryetarit të partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski i cili në një deklarata të tij të fundit ka thënë se po të ishte kryeministër ai, “Arben Fetai nuk të ishte në qeveri sepse nuk e flet mirë gjuhën maqedone”.
Ai madje paska shkuar edhe më larg, duke thënë se me një deklaratë të tij e paska hequr flamurin shqiptar nga zyrat e deputetëve tonë në Parlament.

Por zëvendëskryeministri Fetai ka një porosi të qartë për Dimitrievskin:
“Unë Maksim Dimitrievskit ia kuptoj euforinë, e di se lufton për një grusht votash atje ku garon në Kumanovë, por dua ti’a dërgojë një mesazh: Dimitrievskit i them që unë i flas rrjedhshëm 4 gjuhë botërore, unë jam rrit, jam zhvilluar, jam shkolluar dhe kam punuar në Bruksel dhe në dhjetëra vende të botës në pesë kontinente”.
Fetai në porosinë e tij madje thekson nuk i pengon asnjë gjuhë, asnjë kulturë dhe se diversitetin dhe pasurinë gjuhësore madje i sheh si pasuri të këtij shteti.

“Kjo pasuri është e betonuar me kushtetutë dhe futja në këto tema në kulmin e fushatës zgjedhore nuk i bën mirë vendit. Dhe në vend se të polarizojmë është mirë të flasim për projekte konkrete në dobi të qytetarëve, të sillemi në frymë evropiane dhe jo të hapim tema që janë fanta-shkencë”, thekson në fjalën e tij Fetai.
ZNAM ka folur edhe për rishikimin e Badenterit, por zëvendëskryeministri shton se edhe kjo është fanta-shkencë që pi ujë, siç thotë, “vetëm në mendjet jugo-nostalgjike”.

“Badenteri nuk hiqet sepse nuk ka asnjë votë shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut për ta hequr atë, e njëjta vlen edhe për gjuhën shqipe, për përdorimin e flamujve dhe është mirë që Maksim Dimitrievski të kupton se mund t’i vijë puna shumë shpejt që të kërkon edhe votë shqiptare në Kumanovë dhe përsëri të duket në fotografi me flamurin shqiptar prapa”, nënvizon Fetai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Na morët në qafë”: Furkan Saliu akuzon pushtetin për ngecje totale

Furkan Saliu ka reaguar me tone të ashpra ndaj funksionarëve shtetërorë, duke i akuzuar për ngecje të përgjithshme në proceset e integrimit, marrëdhëniet ndëretnike...

Sefer Selimi kundërshton Kurtin: “Dallimet etike? Çfarë etike, jeni rrëshqitur drejt Botës Serbe”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot përgëzoi koalicionin VLEN për rezultatet në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur qeverisjen e tyre...

Nënshkruhet marrëveshja për tunelin hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8 mes RMV dhe Bullgarisë

Ministrat e Transportit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nënshkruan Marrëveshje për tunelin hekurudhor ndërkufitar në stacionin hekurudhor të Gjueshevës. Ministri i Transportit në RMV...

Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së!

Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së! Mali i Zi është i pari, në vendin e dytë jemi ne dhe Serbia dhe më...

“E hoqi ndalesën për Ahmed Kalajën”, Tim Shkupi akuzon Krenar Llogën, i drejtohet Mickoskit të reagoj!

Aktivisti Tim Shkupi ka publikuar një reagim të ashpër në rrjete sociale, drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, duke ngritur akuza serioze ndaj mos reagimit nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu