Reforma në administratë, asnjë fjalë apo shenjë në gjuhën shqipe (FOTO)

“Investimi” në administratën publike nuk e njeh gjuhën shqipe. Materialet e evenimentit të sotëm, grafika e ngjarjes, fjalimi i kryeministrit Hristijan Mickoski, i ministrit të Administratës, Goran Minçev, të ekspertëve të përfshirë… të gjitha ishin vetëm në maqedonisht. Reagime të shumta në rrjetet sociale për manifestimin e sotëm të Ministrisë së Administratës dhe Qeverisë lidhur me reformat në administratë, ndërsa nuk kishte as edhe një shenjë në gjuhën shqipe, shkruan gazeta KOHA.

Fjalim mbajti kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri Goran Minçev, ndërsa edhe ekspertët që kanë punuar në përgatitjen e reformës, që të gjithë maqedonas.

“Sot jemi mbledhur me një qëllim jashtëzakonisht të rëndësishëm – të konfirmojmë se reformat nuk janë vetëm fjalë në një program, por vepra që shihen dhe ndjehen. Nuk ka shtet modern pa administratë moderne. Nuk ka ekonomi të avancuar pa sektor publik funksional. Nuk ka besim në institucione pa nëpunës profesionalë, të përgjegjshëm dhe të motivuar. Qeveria e mëparshme e la administratën të demotivuar, me besim të cenuar, me njerëz që ndiheshin të lënë pas dore. Pritëm me vite për sisteme normale trajnimi, ndërsa rezultatet ishin stagnim dhe gjenerata të humbura të nëpunësve që nuk kishin qasje në dije bashkëkohore”, tha Mickoski në fjalim, ndërsa shtoi se administrata publike nuk do të jetë më pre e partive.

“Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është më shumë sesa harmonizim i ligjeve – është krijimi i institucioneve që punojnë sipas standardeve evropiane. Këto trajnime janë dëshmi se nuk presim të na thuhet çfarë të bëjmë. Ne jemi gjenerata që merr iniciativën dhe dëshiron ta sjellë Evropën në shtëpi – përmes një sektori publik modern. Së bashku do të krijojmë një sektor publik që nuk do të jetë vetëm aparat i shtetit, por motor i zhvillimit, partner i qytetarëve dhe garant i së ardhmes evropiane të Maqedonisë”, u shpreh Mickoski. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu