Pse Rugova e Bukoshi jo, por Thaçi? Williams: Pa UÇK-në, negociatat do të ishin thjesht “Potemkin” – ishin dimensioni kyç

Paul Williams, avokati ndërkombëtar dhe këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje duke u marrë në pyetje nga trupi gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës – u kërkua të shpjegojë se pse u zgjodh Hashim Thaçi kryesues i delegacionit shqiptar.

Këtu Williams tha se kjo ishte e pashmangshme që delegacioni të udhëhiqej nga “akterët joshtetërorë, por të armatosur” dhe se “UÇK-ja ishte dimenzioni kyç i fabrikut politik të Kosovës”:

Se pse Rugova jo dhe pse Bujar Bukoshi jo – Williams tha se ndërkombëtarët do të ishin “thellësisht të frustruar” nga pozicionet e presidentit Rugova: “Fjalitë e tij nisnin dhe përfundonin me dy fjali: Pavarësi dhe jo-përdorim i dhunës”.

“Presidenti Rugova që ishte klienti im i parë pro-bono nga Bukosi, thellësisht respektoi dhe admiroi çdo bisedë me ndërkombëtarët, niste dhe përfundonte me dy fjali: pavarësi, jo përdorim të forcës.

Rugova luajti rol të rëndësishëm në Rambuje duke përfaqësuar njerëzit e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar do të ishte thellësisht i frustruar nëse do të duhej të negocionte me të. Ai trupëzoi pacifizimin dhe pavrësisë, ai nukj negocioi.

Kishte një ndryshim kaleidoksop politik, dhe realitetet në terren, dhe nëse shqiptarët do të thonin ja Rugova qe Bukoshi do të negociojnë, ndërkombëtarët do të thonin ku janë non-state armed actors? Por do të jetë veç Potemkin (e rreme). Duhet krejt konstelacioni i aktorëve. UCK shihej si dimenzioni kyç i fabrikut politik të Kosovës”, tha Williams.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga progresi te stagnimi: Shqipëria afër hapjes së të gjithë kapitujve, Shkupi me derë të mbyllur

Shqipëria po shënon ritme të shpejta në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke u shndërruar në vendin më dinamik të Ballkanit Perëndimor në...

Tanket izraelite hyjnë në zonën kryesore të banimit në Gaza

Lagjja Sheikh Radwan ishte shtëpia e dhjetëra mijëra njerëzve para luftës dhe konsiderohet si një nga zonat më të dendura të populluara të qytetit Banorët...

Mbyllen zyrat paralele serbe, Kosova tregon forcën e sovranitetit

Inspektorati i Komunës së Mitrovicës ka pezulluar punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional, që funksionojnë sipas sistemit...

Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj

Për herë të parë, një grua me mbulesë është pjesë e listës për këshilltarë të Komunës së Sarajit nga radhët e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit....

Trondit Buxhovi: 600 vrasje pa autor, prandaj gjyqi në Hagë është i domosdoshëm

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se themelimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ishte i pashmangshëm, për shkak të mungesës së hetimeve serioze për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu