Si avulluan premtimet e vredistëve?


Po bëhet afro një vit e gjysmë qëkur vredistët e Severnës proklamuan me bujë duke ngritur rrëmet njerëzish anembanë “državës” për ndryshimin e jashtëzakonshëm që do të ndodhte me ta kur të vinin në pushtet.
Dhe ja sot ku janë shqiptarët, më keq se dje, pasi punësimet për një kohë të shkurtër degraduan në 8 me 2 në favor të maqedonëve.

Shqiptarët me premtimet e pambajtura të vredistëve po numërojnë hapa prapa në të gjitha fushat, duke filluar që nga punësime, ku vredistët u zotuan se ky ligj do t’i jap fund pabarazisë nacionale të punësimit, por doli despoti Micko dhe ia preu si “me shpatë” atë premtim të rremë kur tha se ligji për përfaqësim të drejt nuk është ligj për punësime mbi baza etnike, por ligj sipas meritokracisë dhe profesionalizmit!

Ndaj kësaj deklerate të hidhur liderët e VREDI-t ngelën si pula të lagura të kotecit qeveritar, pasi nuk patën guxim ta kundërshtojnë despotin e tyre.

Një tjetër shqetësim që ka të bëj me eurointegrimet është pagatishmëria e komitëve për ndryshimet kushtetuese, ku rruga europiane u ndërpre për shkak të tekave të kryekomitit Micko, me arsyetimin se pa e njohur Bullgaria gjuhën dhe identitetin maqedon nuk ka ndryshime kushtetuese, pa çka se këtë të drejtë dhe këte identitet gjuhësor ia mohojnë shqiptarëve, si komitët ashtu dhe titistët e rinj.

Dhe këtu përsëri heshtin vredistët, pasi para hyrjes në qeveri broçkullitën lart e poshtë duke e vënë para të gjitha prioriteteve kushtin për premierin Micko, se brenda gjashtë muajve do të ndodhin ndryshimet kushtetuese, ku me ç’rast do të fshihej dhe nofka e turpit e 20%, si referencë për gjuhën shqipe.
Kaloi gati një vit e gjysmë dhe ndryshimet kushtetuese nuk duken gjëkundi, apo thënë ndryshe u bëmë si ajo shprehja që përdoret ne disa vise që thotë: “Prit me muaj e prit me vjet pushka e Lilës s’po kërcet!

Një tjetër nismë prapakthehu e qeverisë nacionsliste e kryekomit Micko janë mbishkrimet që po ndryshojnë në institucionet publike dhe nëpër rrugë ku gjithnjë e më shumë po fshihet shqipja dhe po zëvendësohet me maqedonishten e Mickos, ndërsa shqipja po marigjinalizohet edhe ashtu e plandosur si gjuhë e 20%!

Ja ku jemi sot një vit e gjysmë, nuk ka ndryshime kushtetuese dhe fshirje të 20%, sepse kushti i vredistëve avolloi në bordellon qeveritare bashkë me premtimet e tjera për ndryshim!

Ky ishte “Ndryshimi” që erdhi me VREDI-n!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu