BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet! Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës i Mickoskit!

Reagimi i plotë i BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për katastrofën ekologjike që goditi kryeqytetin pas shpërthimit të flakëve në Trubarevë, ndërkohë që ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, u tregua i padukshëm dhe i papërgjegjshëm përballë krizës.

Në momentet kur Shkupi u mbulua nga re toksike, me erë plastike, goma e bateri të djegura, qytetarët prisnin informata, rekomandime dhe apel për mbrojtje. Por Mexhiti nuk doli para opinionit, nuk mori masa, nuk ofroi zgjidhje. Për të, më e rëndësishme ishte të shfaqej në aktivitete partiake, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Është paradoksale që Ministria që ai udhëheq është ajo që jep leje dhe ka obligim të kontrollojë objekte të këtilla. Por Mexhiti, në vend që të marrë përgjegjësi, fshihet pas justifikimeve të kota dhe tenton të shpikë fajtorë kujdestarë në BDI.

Në vend që të shpikin armiq të brendshëm dhe të jashtëm, kjo Qeveri dhe Mexhiti duhet të përballen me përgjegjësinë e tyre, të zbardhin rastet e zjarrvënieve dhe të lokalizojnë përgjegjësinë aty ku realisht qëndron – qoftë kjo edhe paaftësia e institucioneve që ata drejtojnë. Shpifjet dhe akuzat pa bazë nuk i shpëtojnë nga dështimi.

Kjo nuk është hera e parë. Për dy dekada në Çair ai la pas kaos urban, ndotje dhe neglizhencë, duke u kujtuar për qytetarët vetëm në prag të zgjedhjeve. Sot, i njëjti model i papërgjegjësisë po përsëritet në nivel shtetëror.

E pyesim publikisht: kush i ka ndezur zjarret në Manastir, Kavadarci, Shtip dhe në qytete të tjera të vendit? Vallë edhe aty fajin e ka BDI-ja? Apo ky është thjesht stili i Mexhitit – të ikë nga përgjegjësia dhe të mendojë vetëm për interesin e tij personal?

Qytetarët tashmë e kanë kuptuar. Më 19 tetor, Çairi dhe gjithë vendi do t’i japin fund politikës së papërgjegjësisë, neglizhencës dhe egoizmit, sepse ka ardhur koha për lidership që mbron shëndetin dhe dinjitetin e njerëzve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu