Rubin ka thënë se kishin kërkuar që të mos e përmendnin fjalën “pavarësi”, por Thaçi nuk e kishte pranuar këtë

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, nisi dëshminë të hënën në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) të Gjykatës Speciale, në të cilën gjatë pjesëmarrjes kishin marrë pjesë edhe dy zyrtarë amerikanë.

Fillimisht, trupi gjykues i DhSK-së miratoi shtimin e një dokumenti, kërkesë kjo e bërë nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Më pas, Rubin vazhdoi të tregojë për takimet që kishte zhvilluar me udhëheqësit e Kosovës gjatë viteve 1991–1993.

“Kam realizuar vizita në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1991, 1992 dhe 1993. Gjatë këtyre udhëtimeve kam takuar edhe udhëheqës të Kosovës. Fillimisht kisha vizituar Kroacinë dhe Serbinë, dhe më pas kisha qenë në Bosnje”.

“Këto kanë qenë fokuset e takimeve. Megjithatë, duke qenë të vetëdijshëm se konflikte të tilla mund të shtriheshin më tej, e kuptuam që edhe ajo që po ndodhte në Kosovë ishte shumë e rëndësishme”, u shpreh Rubin.

Ai gjatë dëshmisë përmendi edhe herën e fundit kur ishte takuar me Thaçin:

“Hera e fundit që jam takuar me Thaçin ka qenë në vitin 2019. Në vitin 2018 u ktheva në Uashington për të punuar në një firmë të njohur lobimi, dhe përpara se të filloja punën aty, kisha një kontratë me qeverinë e Kosovës. Partnerët e mi menduan se kishte kuptim që unë të punoja me të, pasi e njihja shumë mirë”.

“Kjo kontratë kishte të bënte me përfaqësimin që bëja në përpjekje për të arritur paqe me Serbinë. Kemi punuar së bashku për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të sjellë një paqe përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Rubin gjatë dëshmisë së tij.

Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, e pyeti po ashtu Rubinin nëse Thaçi kishte kërkuar në atë takim tre objektiva.

“Marrëveshje politike, garanci nga NATO-ja dhe SHBA-ja për këtë marrëveshje, krijimi i institucioneve demokratike në Kosovë dhe që, pas marrëveshjes, kosovarët të kenë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre pas periudhës tranzitore”, e pyeti Mishetiq, Rubinin.

Rubin u shpreh se nuk i kujtohej saktësisht, pasi takimi kishte ndodhur para 26 vjetësh, por theksoi se kjo përputhej me deklaratën e dhënë nga mbrojtja e Thaçit:

“Kam marrë pjesë në shumë mbledhje dhe takime. Nuk mund të them saktësisht fjalët që janë thënë, por më kujtohet se përputhet me atë që ai ka thënë gjatë këtyre bisedimeve”.

Gjatë seancës së sotme, Rubin u pyet nga avokati i Thaçit për një episod të përshkruar në librin e tij, që lidhet me Konferencën e Rambujesë në vitin 1999.

Sipas rrëfimit të tij, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, iu drejtua Thaçit me një paralajmërim të ashpër.

“Ti personalisht do të jesh përgjegjës për vdekjen e njerëzve të tu nëse nuk ndërron mendje. Lidershipi është për të marrë vendime të vështira. E di që është shumë e vështirë të heqësh dorë nga pavarësia, por nëse nuk pranon, do të humbësh mbështetjen e Perëndimit”.

Rubin ka thënë se kishin kërkuar që të mos e përmendnin fjalën “pavarësi”, por Thaçi nuk e kishte pranuar këtë, për shkak se nëse e bënte, do të ishte një “tradhtar”.

“Personat që kërkonin pavarësinë e Kosovës ishin maksimalistë dhe donin të gjitha gjërat e mundshme. Ne përpiqeshim të gjendeshim në një të mesme të artë, që të mos i thonim as ‘jo’ dhe as ‘po’ pavarësisë. Thaçi na tha: ‘Po nuk e thashë fjalën pavarësi, mua do të më konsiderojnë si person që ka hequr dorë nga pavarësia”.

Rubin u shpreh se gjatë konferencës së Rambujesë dhe raundit në Paris kishte kuptuar më shumë për autoritetin e Thaçit.

“Ka qenë një mjedis shumë me presion. Kam qenë edhe në mjedise të ngjashme më parë, por kjo ka qenë diçka tjetër, për shkak se fati i një milion personave ishte në lojë. Nëse lëvizja kosovare do të përqafonte Perëndimin, ata do të ishin pro tyre; përndryshe, do të kishte masakër. Ne kishim parashikuar një skenar ku do të vriteshin mijëra persona, dhe kjo krijoi një situatë shumë të tensionuar”.

Sipas tij, Thaçi ishte personi që komunikonte me të, por që nuk kishte mundësi të merrte vendime vetë.

“Përshtypja ime në atë kohë ishte se ishte caktuar një person që kishte për detyrë të komunikonte me ne. Ne nuk e kuptonim mirë se si funksiononte struktura udhëheqëse, por e kishim të qartë që ai nuk kishte autoritet dhe as nuk mund të diktonte asgjë. Ai thjesht pasqyronte vendimet nga ajo zyra dikur e fshehur — zyra e shqiptarëve që merrnin vendime në grup”.

“Ai duhej të merrte lejen prej tyre nuk kishte vetë mundësi dhe nuk ishte në gjendje të diktonte rregulla apo kushte”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të...

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë...

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin po jep dëshminë e tij në Hagë, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit. Ai në dëshminë e tij...

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet! Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës i Mickoskit!

Reagimi i plotë i BDI-së Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për katastrofën ekologjike që goditi kryeqytetin pas shpërthimit të flakëve në Trubarevë,...

Turqia: Do ta mbështesim Katarin në çdo masë që ndërmerr ndaj Izraelit

Turqia është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet fqinje në lidhje me qëllimet ekspansioniste të Izraelit, deklaroi Hakan Fidan Ministri i Jashtëm turk,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu