Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha aktivitetet politike brenda koalicionit.
Në një komunikim përmes mesazheve private, të cilat i kemi siguruar, Ristemi deklaron:
“E njoha shumicën prej jush. Nga tani nuk merrem më me asnjë aktivitet politik të VLEN.”
Burime të afërta me zhvillimet brenda VLEN bëjnë të ditur se arsyeja kryesore e dorëheqjes lidhet me pakënaqësitë për mënyrën se si është përpiluar lista e kandidatëve për këshillin komunal. Sipas këtyre burimeve, lista është “diktuar nga Shkupi”, konkretisht nga një ministër i VLEN-it me origjinë nga Gostivari.
Ky zhvillim vjen si goditje për strukturat lokale të VLEN, duke nxjerrë në pah mungesën e unitetit dhe tensionet e brendshme në këtë koalicion.