Mexhiti për delegacionin serb në Manastir: Nuk është tragjike, ishte aktivitet kulturor i serbëve

Zëvendëskryeministri dhe kandidat i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti ngjarjen në Manastir, konkretisht praninën e delegacionit të qeverisë serbe dhe akademinë që i kushtohet pushtimit setë Maqedonisë dhe Kosovës, nuk e konsideron si diçka tragjike, pro vetëm si aktivitet kulturor i serbëve, të cilët jetojnë edhe në Maqedoni të Veriut

“Është një aktivitet kulturor, ne serbët nuk mund ti tjetërsojmë, ato janë serb dhe kanë bërë një aktivitet, thjesht një vizitë të aktivitetit kulturor. Uroj që të reformohen, të mendojnë për të mirën e Ballkanit, mos të kontribuojnë sikur në të kaluarën siç kanë kontribuar”, theksoi Mexhiti. Megjithatë ai tha se për dallim që më parë ministrat rus apo serb janë pritur nga ministra të BDI-së, tani ndodh që askush nga ministrat e VLEN, nuk del të pres delegacionin serb në Maqedoni.

“Nuk mund të krahasohet kjo tendenca se është e barabartë me qeverinë e kaluar. Unë si zëvendëskryeministër nuk kam dalë ti pres, prej juve mediave e kam dëgjuar që ka ardhur një ministër në aktivitet kulturor, për dallim nga ish-ministri i Jashtëm që ia mundësoj vizitën e vetme dhe të parën në Evropë ministrit të jashtëm rus Lavrov. Kur askush në Evropë, nuk dëshironte ta pranojë Lavrovin, ishte BDI dhe z. Osmani që me krejt nishanet e pritën në Shkup dhe ia mundësuan që Llavrovi ta shkel Evropën”, theksoi Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Etika e Xhemijetit dhe morali i nënshtrimit!

(Nga:Besir Bajrami) “Përkatësia etike është më e rëndësishme se përkatësia etnike”, thotë Zeqirija Ibrahimi, kryetar i partisë politiko-fetare "Alternativa", e që në mënyrë implicite...

Mungonte gjuha shqipe, gjashtë këshilltarët e AKI-së në Shkup nuk i nënshkruajnë vendimet

Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Naim Bajrami ka reaguar ndaj mosrespeketimit të gjuhës shqipe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Bajrami në profilin e tij...

Rina Ajdari: Tetovës i duhet të çohet sërish në këmbë, e bashkuar dhe me vizion

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi në profilin e saj në FB ka shënuar se tani është momenti kur...

Do të ulë investimet kapitale, Qeveria borxhin do ta shlyejë me borxh të ri

Shlyerja e borxhit nga euroobligacioni që kap vlerën prej 700 milionë eurosh dhe borxhe shtesë ndaj jashtme prej 200 milionë eurosh do të jetë...

Nuk ka paqe në Gaza, 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

Të paktën 50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, u vranë dhe mbi 200 u plagosën të martën në mbrëmje në një valë sulmesh ajrore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu