Një episod i kujtuar nga qytetarët ka rikthyer në vëmendje vendimet kontradiktore të Komunës së Tetovës në menaxhimin e mbeturinave. Në kohën kur organizata “Më Mirë për Tetovën” kishte ofruar si donacion kontenjerë për mbeturina, komuna kishte refuzuar dhuratën, duke e justifikuar me arsye formale.
Megjithatë, në të njëjtën periudhë, komuna nuk hezitoi aspak të pranonte donacionin e njëjtë – kontenjerë për mbeturina – nga kompania “Uni Promet” e Serbisë, madje “me dy duar”, siç u shprehën kritikët.
Ky qëndrim i dyfishtë ka ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe prioritetet e autoriteteve lokale, ndërkohë që Tetova vazhdon të përballet me krizën e menaxhimit të mbeturinave dhe mungesën e infrastrukturës bazike për pastrimin e qytetit.
Aktivistët lokalë e kanë quajtur këtë shembull tipik të politikës selektive, ku donacionet nuk gjykohen nga nevoja e qytetarëve, por nga interesat e pushtetit