SKANDALOZE: Kuadri i VLEN-it nënshkruan marrëveshje me “Republikën Srpska”

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditët e fundit në Shkup. Nehat Mustafa, kuadër shqiptar i koalicionit qeveritar VLEN, në cilësinë e drejtorit të Sektorit për Informatikë në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, ka firmosur një Protokoll Teknik për shkëmbimin elektronik të të dhënave me përfaqësues të Fondit Pensional të Republikës Srpska – entitet, i cili nuk gëzon njohje ndërkombëtare si shtet i pavarur.

Ky akt ka shkaktuar tronditje të madhe, duke u cilësuar si skandal i paparë politik dhe diplomatik, sidomos për faktin që një kuadër shqiptar i VLEN-it, pjesë e qeverisë së Mickoskit, merr pjesë në një proces që, sipas ekspertëve, e vendos Maqedoninë e Veriut në një pozitë të dyshimtë ndërkombëtare.

Republika Srpska është pjesë përbërëse e Bosnjë-Hercegovinës dhe nuk ka subjektivitet ndërkombëtar për të nënshkruar marrëveshje të tilla. Megjithatë, me firmosjen e këtij protokolli, krijohet përshtypja e legjitimimit të një entiteti që shpesh shihet si faktor destabilizues në rajon.

Pjesëmarrja e Nehat Mustafës në këtë proces ka shkaktuar habi dhe zemërim. Ai është shqiptari i parë në Ballkan që firmos një marrëveshje me përfaqësues të Republikës Srpska, duke i dhënë këtij entiteti një lloj njohjeje direkte. Ky skandal ndodh në një kohë kur akuzat për afrimin e Maqedonisë së Veriut me botën serbe janë ngritur edhe në Parlamentin Evropian.

Akti i fundit e nxjerr VLEN-in në një dritë të re, si faktor që kontribuon drejtpërdrejt në strategjitë e botës serbe. Madje, roli i kësaj partie në qeverinë e Maqedonisë së Veriut është përkrahur publikisht nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, çka e bën edhe më të ndërlikuar perceptimin politik të kësaj ngjarjeje. Deri më tani, nga radhët e VLEN-it nuk ka asnjë reagim publik për këtë veprim. Kjo heshtje e zgjatur shihet si e rrezikshme, pasi lë hapësirë për interpretime të shumta mbi qëndrimin e partisë ndaj çështjeve të ndjeshme politike dhe kombëtare.
(koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu