Aleanca për Shqiptarët: Humbja i ka tërbuar, kërcënimet janë shqelmat e fundit!

Tetovë – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër pas, siç thotë ajo, humbjes së rejtingut dhe disfatës në zgjedhjet lokale të 19 tetorit nga koalicioni VLEN. Në një deklaratë publike, partia thekson se kjo humbje ka shkaktuar “tërbim dhe humbje kontrolli” brenda koalicionit rival.

Në fokus të reagimit është ministri Besar Durmishi, i cili sipas Aleancës po urdhëron administratën shtetërore dhe komunale që t’i shërbejnë fushatës partiake të VLEN-it. Për ta mbështetur këtë akuzë, është publikuar edhe një bisedë nga aplikacioni WhatsApp ku Durmishi kërkon që punonjësit e rinj të kabinetit dhe sektorëve të shpërndajnë tekste e foto me kryetarin, si dhe të postojnë statuse pozitive në rrjete sociale.

Në reagim, Aleanca i drejtohet nëpunësve:
“Shumë të respektuar nënpunës shtetërorë e komunalë, nuk keni nevojë të shqetësoheni e as të frikësoheni. Këto janë shqelmat e fundit dhe pa fuqi të një pushteti pa legjitimitet që në mungesë të sukseseve tenton t’ju frikësojë. Ju sigurojmë që askush, as tani e aq më pak nesër, nuk do të mund t’ju dëmtojë në asnjë mënyrë.”

Partia paralajmëron se ata që kanë tentuar ose do të tentojnë të keqpërdorin pushtetin për kërcënime “do të mbajnë përgjegjësi dhe do të japin llogari”.

Në fund, Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje organeve të drejtësisë dhe sidomos Prokurorisë Publike që të hapë procedurë penale ndaj ministrit Besar Durmishi, duke e akuzuar për keqpërdorim të pozitës shtetërore. “Ky skandal duhet të jetë i pafalshëm nëse duam të kemi zgjedhje të lira, fer dhe demokratike”, përfundon reagimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu