Rama: Trump do të mbrohet nga dronët shqiptarë në Samitin e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se në vend do të prodhohen makina ushtarake dhe se ato do të eksportohen në mbarë botën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Samiti i NATO-s, i cili do të zhvillohet në vitin 2027 në Shqipëri, do të mbrohet me dronë të prodhimit shqiptar.

Ai shtoi se përveç dronëve, Shqipëria do të prodhojë edhe makina ushtarake dhe uniforma.

“Ne do të prodhojmë makinat tona ushtarake dhe do t’i shesim ato në botë. Shteti shqiptar, përmes Ministrisë së Mbrojtjes, do të jetë bashkëpronare e gjithë kësaj industrie dhe do të përfitojë financiarisht. Do të prodhojmë të gjitha llojet e uniformave për të gjitha trupat. Më në fund, kjo do të bëhet pa tendera, në bashkëpunim shtet-privat. Kompania jonë ka një emër të bukur, quhet ‘Guna’”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh më 4 shtator se zgjedhja e Shqipërisë për të organizuar samitet evropiane dhe atë të NATO-s nuk është rastësi.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të përdorë inteligjencën artificiale për proceset e prokurimit.

“Mbaje mend çfarë po të them, nuk jam duke bërë fushatë sepse i kemi fituar zgjedhjet. Do të jemi vendi i parë që 95% të prokurimeve do t’i bëjë me inteligjencë artificiale. Ministritë nuk do të kryejnë më tendera, por do të përqendrohen vetëm në politikëbërje. Sistemi i përqendruar i prokurimeve që kemi ndërtuar po jep rezultate dhe ka sjellë miliona euro kursime”, tha Rama gjatë intervistës në Opinion.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona zgjidhet banorja e preferuar, e votuar nga publiku

Në Big Brother VIP Kosova, Eliona u shpall banorja e preferuar e publikut, duke marrë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listën Serbe, jo nuk mendoj ashtu- As Albin Kurti nuk menon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk mendon që PDK e LDK “janë me Serbinë”. Sipas tij, as Albin Kurti nuk mendon...

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu