Pas sulmit në Tetovë, Lloga: Qeveria po ushqen frymën e pandëshkueshmërisë

Dy nxënës të shkollës së mesme janë sulmuar fizikisht në Tetovë nga tifozët e “Vojvodës” maqedonas. Rasti ka nxitur reagime të forta, mes tyre edhe nga ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

“Kjo që ndodh nuk mund të bëhet normalitet në Maqedoni. Dhuna fizike dhe verbale kundër shqiptarëve po instalohet nga shkallët e stadiumeve në rrugë e sheshe. Fryma e qeverisë dhe pandëshkueshmëria e këtyre ndodhive është akoma më e rrezikshme se vetë dhuna”, tha Lloga.

Ai shtoi se si prind ndjen ankthin e çdo familjeje që sheh fëmijët e vet të ekspozuar ndaj dhunës, ndërsa si qytetar refuzon ta pranojë një realitet të tillë. Si politikan, Lloga kërkoi reagim urgjent nga institucionet, ndëshkim të autorëve dhe garanci për sigurinë e qytetarëve.

“Nuk duhet të heshtim, sepse heshtja është bashkëfajësi. Maqedonia e Veriut duhet të jetë vend i barazisë, sigurisë dhe respektit të ndërsjellë, jo terren i frikës dhe urrejtjes”, përfundoi ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

🇦🇱 Ambasadori i Shqipërisë në Shkup në Ditën e Shenjtërimit të Shën Terezës: “Përulemi përpara fuqisë së dashurisë”

Sot, më 5 shtator, shënohet Dita e Shenjtërimit të Shën Terezës, misionares shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në Shkup në vitin 1910. Fituesja...

Rama: Trump do të mbrohet nga dronët shqiptarë në Samitin e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se në vend do të prodhohen makina ushtarake dhe se ato do të eksportohen në mbarë botën Kryeministri i...

Testamenti i shekullit: Biznesmeni pa trashëgimtar i lë gjithçka Neymarit

Ish-ylli i Barcelona-s dhe Paris Saint-Germain-it, Neymar Junior, ka grumbulluar një pasuri të konsiderueshme gjatë karrierës së tij. Megjithatë, braziliani mund të bëhet një...

Pasi e ofendoi kryeministri Mickovski, bëhet i gjallë Adnan Azizi

Pasi e ofendoi kryeministri Mickovski Adnan Azizin i cili i tha se ai nuk ka fuqi politike për të vendosur për proceset aktuale në...

Rama: Shën Tereza, gruaja e shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota

Sot është Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, misionares trupvogël me zemër të madhe, që u bë simbol i bamirësisë, vetëmohimit dhe shërbimit ndaj...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu