Foto e shpërndarë nga takimet elektorale bëhet mollë sherri mes rivalëve politikë


Një fotografi dhe video e publikuar nga kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka ngjallur reagime dhe polemika në rrjete sociale.

🟢 Në postimin e tij, Osmani tregoi se gjatë një vizite te banorët e Çairit, ishte takuar me një nënë të moshuar që i kishte kërkuar të bëjnë një foto bashkë. Në videon e shpërndarë prej tij, dallohet qartë momenti kur gruaja i kërkon një fotografi!
Sipas Osmanit, ky gjest e kishte mbushur me emocion dhe i kishte dhënë më shumë motivim në rrugën e tij politike.
Për të parë Videon kliko këtu👈
🔵 Mirëpo, vetëm pak orë më pas, reagoi Sherif Rramani, kryetar i degës së partisë Alternativa në Likovë. Ai sqaroi se gruaja në foto është nëna e tij, jo banore e Çairit dhe as votuese në atë komunë.

Rramani akuzoi Osmanin për manipulim, duke thënë se nëna e tij ishte vizitore në Çair dhe ishte futur në fotografi duke menduar se Osmani ishte pjesë e koalicionit VLEN.

“Më vjen keq që nëna ime është manipuluar pa dijeni. Ajo i ka thënë ato fjalë duke menduar se Bujari është i VLEN-it. Nana ime, familja ime dhe gjithë miqtë e mi janë mbështetës të Alternativës dhe koalicionit VLEN,” – shkroi Rramani.

Ai i bëri thirrje publikisht Osmanit që të fshijë fotografinë dhe të mos merret me “manipulime dhe gënjeshtra”.

👉 Një episod i zakonshëm elektoral, i dokumentuar me një foto dhe video, përfundoi duke u kthyer në një përplasje publike mes forcave politike rivale në Çair dhe Likovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN jep mbështetje për Miroslav Labudoviç

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të komunës së Qendër nga ZNAM, Miroslav Labudoviç, do të ketë mbështetjen edhe të...

Llalla: Tetova përballë pasqyrës së ndërgjegjes- ditë krenarie apo nënshtrimi më 2 nëntor?

Tetova përballë pasqyrës së ndërgjegjes: Krenari apo nënshtrim më 2 Nëntor Arben LLALLA Qyteti i arsimit, i patriotizmit dhe i sakrificës kombëtare sot përballet me një...

Ministri izraelit: Normalizim me Arabinë Saudite për shtet palestinez? Jo, faleminderit

Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, tha të enjten se ai nuk do të pajtohej për një marrëveshje normalizimi me Arabinë Saudite, nëse...

Naser Selmani: A po shëndrrohet VLEN në VMRO Shiptarska? (VIDEO)

NASER SELMANI Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut dëshmuan se qeveria, përmes një operacioni klasik policor, u përpoq të...

Kurti: Kosova renditet e 26-ta në botë për për siguri në investime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Kosova është renditur në vendin e 26-të në botë për nga siguria e investimeve,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu