Mbështetje nga larg, forcë për vendlindjen: Struga në qendër të Vjenës

Diaspora në Vjenë jep mbështetje për kandidatin për komunën e Strugës, Dr. Arsim Dalipi

🇦🇹 Në Vienë të Austrisë u zhvillua një takim i diasporës strugane, ku dhjetëra bashkëatdhetarë u mblodhën për të shprehur përkrahjen e tyre për kandidatin për komunën e Strugës, Dr. Arsim Dalipi.

👨‍⚕️ Në mesin e të pranishmëve foli mjeku i njohur Dr. Zimbri Sela, i cili theksoi se mbështetja për Dalipin nuk është thjesht për një kandidat, por për një vizion të ri të shërbimit publik – një Strugë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më dinjitoze.

Ai nënvizoi se vjen nga përballja e përditshme me njerëzit, dhimbjet dhe nevojat e tyre, prandaj shëndetësia, arsimi dhe mirëqenia publike nuk duhet të mbeten sllogane, por prioritete konkrete të një qeverisjeje të re.

🎤 Dr. Sela shtoi se qyteti ka nevojë për një administratë transparente, të ndershme dhe afër qytetarit, të çliruar nga korrupsioni dhe arroganca politike.

🌍 Diaspora e pranishme theksoi se mbështetja e tyre nuk është vetëm financiare, por edhe morale dhe qytetare. Përvoja që kanë në Austri me institucione funksionale dhe respekt ndaj qytetarëve është modeli që duan ta shohin të zbatuar edhe në Strugë.

🙏🏻 Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm të diasporës në mbështetje të kandidatit Dr. Arsim Dalipi, duke e parë si shansin për një ndryshim të nevojshëm në Strugë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kryetari i Butelit thumbon Hoxhën nga Butel 2: Nuk pati forcë të më urojë, e pres si kandidat të BDI-së në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka komentuar mungesën e urimit nga Hoxha i Butel 2 pas fitores së tij në zgjedhje. Ai...

“Ftesë nga Prokuroria për Artan Dikën: në qendër të hetimit, kandidati i VLEN dhe VMRO, Mendi Qyra”

Shkup, 21 tetor 2025 – Juristi dhe aktivisti Artan Dika ka bërë të ditur sot se është ftuar nga Prokuroria Themelore e Shkupit për...

Arsovska: Urime ju qofshin ndërtimet pa leje, kriminelët e VLEN dhe VMRO-së po e mbysin Shkupin!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN dhe partisë VMRO-DPMNE, të cilët tashmë katër vite kanë shumicën në...

Suat Shaqiri- heroi shqiptar në zemër të Maqedonisë

Jurist me profesion dhe me një sfond solid arsimor, Suat Shaqiri të dielën ka bërë histori në zgjedhjet lokale në Maqedoni. Si kandidat i...

Shembet një pjesë e Shtëpisë së Bardhë në SHBA

Pjesa e Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë është shembur, ndërsa fillojnë punimet për sallën e re të ballove të Presidentit të SHBA-së, Donald...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu