Kandidat i pavarur, por jo edhe aq: Qyra me nënshkrime qytetarësh dhe me krahët e VMRO-VLEN pas shpine

Mendi Qyra dorëzon nënshkrimet për kandidaturën e pavarur në Strugë, me mbështetje nga VMRO dhe VLEN

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka dorëzuar zyrtarisht nënshkrimet e mbledhura nga qytetarët për të konfirmuar kandidaturën e tij. Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kërkon më nënshkrime nga kandidatët e pavarur, Qyra theksoi se e ka bërë këtë hap për të dëshmuar se miratimi i qytetarëve është parimi më i vlefshëm në një proces demokratik.

“Sot bëra një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tim si kandidat i pavarur për Komunën e Strugës, bashkë me mbështetësit e mi deponova zyrtarisht nënshkrimet e mbledhura nga qytetarët që më dhanë besimin e tyre. Këto nënshkrime nuk janë vetëm një procedurë formale, por një dëshmi e qartë e besimit, mbështetjes dhe dëshirës për ndryshim në Strugë,” ka deklaruar Qyra.

Ai njëkohësisht ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën e organizimit të procesit zgjedhor, duke theksuar se kërkesa për vetëm dy nënshkrime për kandidatët e pavarur mund të krijojë një listë të gjatë kandidatësh dhe të shkaktojë konfuzion tek votuesit.

Megjithëse Qyra hyn në garë si kandidat i pavarur, burime lokale tregojnë se pas tij janë rreshtuar strukturat lokale të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, të cilat e shohin kandidaturën e tij si një opsion të përbashkët në zgjedhjet për Strugën.

“Ky është vetëm fillimi, së bashku do ta ndërtojmë Strugën që e meritojmë,” përfundoi Qyra në postimin e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kryetari i Butelit thumbon Hoxhën nga Butel 2: Nuk pati forcë të më urojë, e pres si kandidat të BDI-së në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka komentuar mungesën e urimit nga Hoxha i Butel 2 pas fitores së tij në zgjedhje. Ai...

“Ftesë nga Prokuroria për Artan Dikën: në qendër të hetimit, kandidati i VLEN dhe VMRO, Mendi Qyra”

Shkup, 21 tetor 2025 – Juristi dhe aktivisti Artan Dika ka bërë të ditur sot se është ftuar nga Prokuroria Themelore e Shkupit për...

Arsovska: Urime ju qofshin ndërtimet pa leje, kriminelët e VLEN dhe VMRO-së po e mbysin Shkupin!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN dhe partisë VMRO-DPMNE, të cilët tashmë katër vite kanë shumicën në...

Suat Shaqiri- heroi shqiptar në zemër të Maqedonisë

Jurist me profesion dhe me një sfond solid arsimor, Suat Shaqiri të dielën ka bërë histori në zgjedhjet lokale në Maqedoni. Si kandidat i...

Shembet një pjesë e Shtëpisë së Bardhë në SHBA

Pjesa e Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë është shembur, ndërsa fillojnë punimet për sallën e re të ballove të Presidentit të SHBA-së, Donald...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu