E pranon vet ASK: Në MaqedoninëV u përgjuan gazetarë dhe politikanë!

Në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2024 sërish ka pasur përgjime të paligjshme nga Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK), ose siç quhej më herët Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

Nga udheheqësia e re e kësaj Agjencie thonë se janë përgjuar politikanë por edhe gazetarë.

Pas një hetimi të brendshëm dhe pas zbulimit të këtyre parregullsive ASK ka dorëzuar tre informacione në Prokurori.

“Agjencia për Siguri Kombëtare, pas një hetimi të brendshëm, ka dorëzuar tre informacione në Prokurori kundër një ish-drejtori dhe disa të punësuarve, për shkak të dyshimeve për aktivitete të paligjshme. Sipas hetimit të brendshëm kemi parë se ka indicie për veprime të dyshimta në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2024 janë hapur dosje operative të drejtuara kundër opozitës, një lideri opozitar, si dhe një grupi gazetarësh dhe mediash”, thonë nga Agjencia për Siguri Kombëtare.

Hetimet e ASK-së kanë zbuluar se shtetas të Maqedonisë kanë shkuar për të luftuar për shtete të huaja, në luftra si Rusi-Ukrainë dhe në ato të Lindjes së Mesme.

“ASK ka regjistruar se 4 qytetarë nga Maqedonia të cilët kanë shkuar për të luftuar në krah të Rusisë kundër Ukrainës. Gjithashtu 4 qytetarë tjerë nga Maqedonia i janë bashkuar bandave terroriste në Lindjen e Mesme. Disa organizata të vendit të cilat dërgojnë ndihma në Lindjen e Mesme, kanë ndihmuar shkuarjen e njerëzve atje duke lidhjet e tyre për ndihma humanitare”, shtojnë nga Agjencia për Siguri Kombëtare.

Nga udhëheqësia e re njoftojnë se Agjencinë e kanë gjetur në gjendje shumë të keqe dhe me mungesë të kuadrit, por shtojnë se së fundmi kuadri është rritur për 25% me të punësuar, të cilët janë transferuar kryesisht nga MPB.
Bëhet e ditur se një kohë të gjatë Agjencia nuk ka pasur poligraf, por tani është gjetur zgjidhje në bashkëpunim me MPB-në. ASK përdorë poligrafin e MBP-së, ndërsa MPB shfrytëzon poligrafistin i cili është i punësuar në ASK. Agjencia planifikon blerjen e një poligrafi të ri dhe trajnimin e poligrafistëve të ri që do të punojnë me të.

Bëhet e ditur se rreth 18 mijë persona në vit kontrollohen nga ASK, me kërkesë të Qeverisë, ministrive dhe institucioneve tjera. Kontrollimet bëhen për shumë nevoja si për çështjen e punësimeve, dhënia e shtetësisë, certifikatave. (Tv21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Foto e shpërndarë nga takimet elektorale bëhet mollë sherri mes rivalëve politikë

Një fotografi dhe video e publikuar nga kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka ngjallur reagime dhe polemika në rrjete sociale. 🟢...

Republika Islamike pranë rënies në Iran, luftë civile e mundshme pas shkatërrimit të kapaciteteve bërthamore nga SHBA-të dhe Izrael

Regjimi aktual iranian "mbetet i lidhur me revolucionin iranian", sipas raportit Erërat e ndryshimit mund të fryjnë së shpejti mbi Iranin, sipas një raporti të...

Beogradi dhe Manastiri të rrezikshëm për shqiptarët!

Nga:Medai Shaholli Prej kohësh Beogradi dhe Manastiri janë bërë dy qendra të rrezikshëm për praninë e shqiptarëve në këto qytete që në momentin e parë...

Mbështetje nga larg, forcë për vendlindjen: Struga në qendër të Vjenës

Diaspora në Vjenë jep mbështetje për kandidatin për komunën e Strugës, Dr. Arsim Dalipi 🇦🇹 Në Vienë të Austrisë u zhvillua një takim i diasporës...

NË ÇAMËRI DHE PLOT 4 ORË NË KOMISARIATIN E IGUMENICËS

Nga:Xhuljano Fejzulla Vjet, për pushime, të cilat si çdo vit i kaloj në Shqipëri, shkova për herë të.parë në Kllogjer, ku së bashku me djalin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu