Arben Fetai shkatërroi planet e BDI-së dhe pengjeve të Gjokës, ndryshimi nuk ndalet, VLEN mishërim i duarve të pastra!

Makineria propagandistike e BDI-së dhe e patericave të saj ka nisur një fushatë të ulët shpifjesh dhe gënjeshtrash ndaj zëvendëskryeministrit, Arben Fetai. Duke u fshehur pas profileve të rreme dhe duke përdorur metoda të pista, ata përpiqen të njollosin personalitetin e tij dhe ta pengojnë procesin e ndryshimit që tashmë është bërë i pandalshëm.

Këto sulme dëshmojnë vetëm një gjë: fuqia e VLEN-it i ka shkatërruar planet e BDI-së dhe të Taravarit me klanin e Gjokës. Ata janë të frikësuar nga transparenca, nga duart e pastra dhe nga vendosmëria jonë për të çrrënjosur keqpërdorimet, korrupsionin dhe lidhjet mafioze që e kanë mbajtur peng shtetin për dy dekada.
VLEN ka një dallim thelbësor me BDI-në dhe patericat e saj: Asnjë qindarkë publike nuk është keqpërdorur nga përfaqësuesit tanë. Pasuria dhe integriteti i tyre janë libër i hapur, çdo cent i fituar ndershmërisht. Asnjë kompromis dhe asnjë kontakt me BDI-në, distanca jonë është e qartë, sepse kushdo që prek BDI-në, njolloset nga kalbësia e tyre morale. Vendimmarrja jonë është e lirë, e pa-ndikuar dhe e pa-shantazhuar, sepse varësia jonë e vetme është ndaj popullit dhe kombit tonë, jo ndaj oligarkëve dhe bosëve të drogës.

Prandaj, sulmet e tyre të orkestruara nga prapaskena janë thjesht dëshpërim. Ata nuk guxojnë të përballen me akuza reale, me fakte dhe me argumente, sepse e dinë se VLEN është mishërimi i duarve të pastra dhe i politikës së ndershme.

Le të shpifin me profile të rreme, le të lehin mercenarët e tyre digjitalë, karvani i VLEN-it ecën përpara i pandalshëm, duke ndërtuar një të ardhme ku shqiptarët fuqizohen, jo shfrytëzohen, një të ardhme pa BDI-në, pa paterica dhe pa pengje të Gjokës, shkruan Arben Fetai

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Krenar Lloga sfidon VLEN-in: Bujrum, shkojmë në zgjedhje

Krenar Lloga në studion e “Hajde flasim” në TV21, ka sfiduar koalicionin VLEN duke u kërkuar që të dalin në zgjedhje. Lloga tha se...

Shoferët për mbeturinat munguan në punë, drejtori Rrustemi: Dyshohet për lojë politike

Sabahadin Rustemi, drejtor I Higjienës Komunale, në një prononcim pët televizionin Alsat-M tha se aktivitetet e ndërmarrjes publike kryhen në përputhje...

Takohen Dimitrievski dhe Mexhiti, VLEN do ta mbështesë ZNAM-in në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kumanovë

Kandidati i ZNAM për kryetar të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është takuar me Izet Mexhitin nga VLEN, përcjell TV21. Dimitrievski thotë se ka...

Të qenit ‘i pasjellshëm’ me ChatGPT jep përgjigje më të mira, doni ta provoni?!

Dëshironi përgjigje më të mira nga Al? Jini të pasjellshëm. Një studim i ri i Penn State zbuloi se ChatGPT në fakt performon më...

Begaj i kërkon Vietnamit rishikimin e qëndrimit për njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong. Kreu i Shtetit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu