Erdoğan: Do të vijë dita e drejtësisë për vëllezërit dhe motrat palestineze që vriten çdo ditë para kamerave

Ankara – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot se ata që janë përgjegjës për vrasjet e palestinezëve do të përballen me drejtësinë.

Gjatë fjalimit në Ceremoninë e Diplomimit të Akademisë së Xhandarmërisë dhe Rojës Bregdetare Turke në Ankara, Erdoğan tha se “do të vijë dita kur më në fund do të jepet llogari për vëllezërit dhe motrat tona palestineze, të cilët çdo ditë janë në shënjestër të plumbave dhe bombave para kamerave”.

Duke përdorur një gjuhë të ashpër, ai shtoi: “Ata që derdhën gjakun e të pafajshmëve, po ashtu do të mbyten në të”.

Deklarata e tij vjen në kohën kur tensionet dhe dhuna në Gaza vazhdojnë të marrin jetë njerëzish, duke nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona zgjidhet banorja e preferuar, e votuar nga publiku

Në Big Brother VIP Kosova, Eliona u shpall banorja e preferuar e publikut, duke marrë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listën Serbe, jo nuk mendoj ashtu- As Albin Kurti nuk menon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk mendon që PDK e LDK “janë me Serbinë”. Sipas tij, as Albin Kurti nuk mendon...

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu