Mes “sharjeve” të Mickoskit dhe sulmeve ndaj BDI-së, Borrell vlerëson Osmanin si lider evropian

Mesazhi i Josep Borrell për Bujar Osmanin merr peshë të veçantë në klimën politike aktuale

Në një kohë kur kryeministri dhe partia opozitare VMRO-DPMNE po intensifikojnë sulmet ndaj Bujar Osmanit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), mesazhi i dërguar nga Josep Borrell – ish-Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë – merr një rëndësi të veçantë.

Ky nuk është thjesht një mesazh përkrahjeje ndaj një kandidati lokal, por një sinjal i qartë politik dhe diplomatik, që tejkalon kufijtë e komunës së Çairit dhe vetë Maqedonisë së Veriut, shkruan Flaka Media.

Në videomesazhin e tij, Borrell vlerëson aftësitë udhëheqëse të Osmanit, duke theksuar veçanërisht dëgjimin, ndërtimin e urave dhe aftësinë për të gjetur zgjidhje – cilësi që ai i konsideron thelbësore jo vetëm në diplomaci, por edhe në qeverisjen vendore.

Sipas Borrell, përvoja ndërkombëtare e Osmanit dhe njohja e tij me institucionet evropiane janë një garanci për qytetarët se fondet, investimet dhe mundësitë që vijnë nga Bashkimi Evropian do të jenë të prekshme në nivel lokal.

Ky mesazh bie ndesh me retorikën e pushtetit aktual, e cila shpesh ka synuar të margjinalizojë figurat udhëheqëse shqiptare dhe rolin e tyre në zhvillimet politike dhe institucionale të vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 300 mjekë shqiptarë vitet e fundit braktisën Maqedoninë e Veriut

Mjekët e rinj që diplomojnë në fakultetet e mjekësisë përgatiten të largohen nga Maqedonia e Veriut, ndërsa janë në studime. Më shumë se 300...

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Sarajevë, 24 tetor – Zëvendëskryetarja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Radmila Shekerinska, është deklaruar pas nënshkrimit në Bruksel të Programit të Parë të...

Macron: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë, një pikë kthese

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur nga Parisi nëpërmjet një videokonference, teksa filloi samiti i koalicionit të udhëheqësve perëndimor, të cilët janë aktualisht brenda...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e forcave ndërkombëtare në Gaza, ndoshta nën një mandat të Kombeve të Bashkuara, tha sot Sekretari...

BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Konkluza kryesore nga mbledhja e sotme e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim ishte e qartë dhe unanime: Të shkohet menjëherë në zgjedhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu